Vatikani është tempulli i fshehtësisë ku sekretet ruhen në arkivat më të botërore. Kanë qenë të shumta rastet kur Vatikani është akuzuar si stehë priftërisnjsh abuzues seksual, të etur për orgji apo nga ata që akuzohen për afera korruptive ekonimike. për të pasqyar një anë jo aq të “dlirë” të tempullit të zotit po ju sjellim në kujtesë disa raste nisur nga klerikët më të mëdhenjë e der tek shërbyesit.
Në dhomën e një prej kardinalëve më afërt me Papën është zbuluar lëndë narkotike dhe është kryer orgji homoseksualësh.
Sipas “Il Fatto Quotidiano” ngjarja ka ndodhur në qershor por nuk ishte raportuar me heret per te fshehur skandalin. Denoncimin se kishin dëgjuar zhurma të çuditshme natën nga banesa që është pronë e Vatikanit, e kanë bërë vetë banorët të cilët më pas kanë dërguar aty edhe policinë që i kapi në flagrancë, duke kryer orgji, pasi kishin konsumuar lëndë narkotike. Ngjarja ka tërbuar Papa Françeskun sepse dhoma e kontrolluar nga policia, e banuar nga kardinali Francesco Coccopalmerio, është pronë e Vatikanit.
“Je depres? Shko q** ndonjë femër se të ulet tensioni”,- i shkruan Francesca në WatsApp priftit Vallejo.
Bëhet fjalë për një komunikim në WatsApp midis Francesca Immacolata Chaouqui, Përgjegjëse e Marrëdhënieve me Publikun në Vatikan dhe priftit Lucio Angel Vallejo Balda.
“Murgesha që trajtohen sipas nevojës nga kardinalët dhe peshkopët”. Ankesa vjen nga e përmuajshmja “Gra, kishë, botë” nga Observatori Roman. Hetimi nxjerr në pah një pjesë të jetës së personelit kishtar, ku shfaqen pabarazia, ndjenja poshtërimi dhe pakënaqësie. Artikulli titullohet “Puna (pothuajse) falas e murgeshave” dhe bën të flasin në anonimitet, murgesha “të frustruara” nga jeta që bëjnë, shkruan Tgcom24.
Ndërsa Papa Françesku thotë se është “i shqetësuar për ekzistencën e një mentaliteti mashkullor”, suplementi i gazetës së Vatikanit shkruan se në shtëpitë e priftërinjve, murgesha të shumta “kryejnë një shërbim shumë pak të njohur”.
Ndër të tjerash përveç këtij rasti, skandali i fundit kishte të bënte me zyrtarin e tretë më të lartë të Vatikanit, Theodore McCarrick. Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e kardinalit të shquar amerikan Theodore McCarrick, i cili akuzohet për abuzim seksual me në adoleshtent. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur 50 vite më parë. Theodore McCarrick, 88 vjeç, ish-kryepeshkopi i Uashingtonit dhe Nju Jorkut, ka mohuar të ketë bërë një vepër të tillë, por pranoi dha dorëheqjen dhe tani është në pritje të gjykimit.
Në deklaratën zyrtare të Vatikanit shkruhet:
“Papa Françesku pranoi dorëheqjen e kardinalit dhe urdhëroi pezullimin e tij nga ushtrimi i çdo shërbimi publik, së bashku me detyrimin për të qëndruar në një shtëpi për një jetë lutjeje dhe pendese derisa akuzat e bëra kundër tij të ekzaminohen në një gjyq të rregullt kanonik.”
Akuzat ndaj kardinalit McCarrick u bënë publike pak muaj më parë nga Kardinali Timothy Dolan, i cili është kryepeshkopi aktual i Nju Jorkut. Bazuar në një hetim të një agjencie të pavarur ligjore, kardinali McCarrick, në kohën kur punonte në Nju Jork, i detyronte adoleshtetët të kryenin marrëdhënie seksuale më të në një shtëpi plazhi në Nju Xhersi.
AlpeNews.al/






