• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kapitujt e integrimit, Lituania bllokon Serbinë. Shkak, lidhjet me Moskën
Home
Europë

Kapitujt e integrimit, Lituania bllokon Serbinë. Shkak, lidhjet me Moskën

31 July, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Lituania vijon të kundërshtojë hapjen e kapitullit të 31-të të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian, një kapitull që ka të bëjë me politikat e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Shkaku kryesor për këtë duket të jetë bërë marrëdhënia që ka Beogradi me Moskën, ndërkohë që ministrja serbe për Integrimin në BE, Jadranka Joksimoviç deklaroi se hapja e kapitullit në fjalë nuk pritet të ndodhë brenda këtij viti.

“Procedura negociuese është e tillë që, nëse brenda mesit të vitit aktual mëson se raporti nuk është miratuar, atëherë është më se e qartë se do të jetë vështirë që kapitulli të hapet deri në fund të vitit”, tha Joksimoviç për “Vecernje Novosti”, teksa është pyetur mbi mundësinë e hapjes së kapitullit të 31-të dhe përse raporti “skanues” po vonon prej 4 vitesh.

“Kapitulli i 31-të, zakonisht nuk është shumë kërkues, por duke parë komplikacionet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe faktin që vet shtetet e BE-së duhet të bien dakord dhe të arrijnë konsensus mbi një sërë çështjesh, pritshmëritë nga disa vende anëtare kundrejt vendeve kandidate kanë ndryshuar”, tha ministrja.

E pyetur gjithashtu nëse Lituania është e vetmja anëtare e BE-së që del kundër Beogradit për hapjen e këtij kapitulli, Joksimoviç deklaroi se, bazuar në rregulloren e bllokut, raporti skanues për këtë kapitull është subjekt i një debati diplomatik me dyer të mbyllura mes 28 vendeve anëtare.

“Duhet të kuptojmë se, në vlerësimin e secilës prej çështjeve të rëndësishme të politikës së jashtme dhe sigurisë së një vendi anëtar, ata procedojnë bazuar mbi interesat e tyre kombëtare, e më pas ngrihet me konsensus në nivelin e politikës së përbashkët të BE-së. Vendi kandidat pritet që të ravijëzojë qëndrimet e tij me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, gradualisht”, tha Joksimoviç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ MILANI arrin AKORDIN me CONTEN, ja kur pritet ZYRTARIZIMI (DETAJE)
Previous article SHABAN MURATI/ Në Bruksel po vërtitet Konferenca e Londrës. Pse nuk ndihet Shqipëria?

k.autor

Postime të ngjashme

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT