• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Duhet të na kishte shkuar në mendje ky vend”/ Gazeta e huaj: Shkoni në Shqipëri. Mos lini pa vizituar këto vende
Home
Media të Huaja

“Duhet të na kishte shkuar në mendje ky vend”/ Gazeta e huaj: Shkoni në Shqipëri. Mos lini pa vizituar këto vende

31 July, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Gazeta irlandeze “Irish Times”, e ka renditur Shqipërinë si një ndër destinacionet kryesore për t’u vizituar gjatë këtij viti. Në një shkrim të saj, të titulluar “Vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2018, “Irish Times”, e rendit Shqipërinë në vendin e dytë si një destinacion që ofron shumë dhe kushton lirë.

Do të duhet të udhëtoni nëpërmjet Mançesterit për të arritur atje, por Shqipëria ka plot për të ofruar, thuhet në artikull.

“Nuk është vendi i parë që një familjeje i shkon në mendje, e as i lehtë për t’u arritur – do të duhet të udhëtoni përmes Mançesterit – por është një destinacion i ri. Dhe është shumë më i lirë se Italia ose Kroacia. Plazhet janë të bukura dhe fshatrat janë origjinal”, përshkruan “Irish Times”.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ‘Irish Times’ iu rekomandon turistëve të vizitojnë qytetin mesjetar të Krujës, rrënojat e Apollonisë dhe Beratin, që tashmë është pasuri e UNESCO-s për ish kishat bizantine dhe arkitekturën osmane. Më tej, në artikull thuhet se transporti është i lirë ndërsa restorante janë të mrekullueshme. Po ashtu edhe akomodimi është mjaft i lirë.

“Dhe dielli do të shkëlqejë për ju”, thuhet në artikull. Në artikull janë propozuar një sërë destinacionesh, përfshirë ato me buxhet të kufizuar e deri te ato që bëhen një herë në jetë, udhëtimet me familje dhe ato aventureske, dhe Shqipëria renditet e dyta si destinacion i mirë dhe i lirë në Europë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shkëndija përgatitet për Sheriff Tiraspolin, kuqezinjtë gati për të shkruar historinë 
Previous article BEBE REXHA PROVOKON NDJEKËSIT/ Uron mirëmengjes me reçipetat të zbërthyera (FOTO)

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT