• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Do të të mbuloj me dashuri derisa të vdesësh”, letra historike e Gustav Flaubert drejtuar Louise Colet
Home
Dossier

“Do të të mbuloj me dashuri derisa të vdesësh”, letra historike e Gustav Flaubert drejtuar Louise Colet

31 July, 2018 k.autor Dossier

Një nga historitë më të bukura të dashurisë në të gjithë botën mbetet ajo e dy poetëve francezë, Gustav Flaubert dhe Louise Colet. Gustav Flaubert e takoi për herë të parë Louise Colet në vitin 1846, kur ajo po pozonte në studion e skulptorit Jems Pradier, në Quai Voltaire. Kjo ishte një ditë me fat për shkrimtarin e ri. Colet njihej si një poete dhe si një femër shumë e bukur në atë kohë dhe kjo i bëri menjëherë përshtypje Flaubert. Vetëm një ditë pasi çifti u takuan për herë të parë, ata bënë një shëtitje të gjatë në “Bois de Boulogne”.

Më pas Gustav kaloi natën në apartamentin e bukuroshes, natë kjo që filloi lidhjen e fortë të dashurisë mes tyre. Pikërisht këto momente pasioni dhe kjo dashuri e pamundur për ta jetuar u shndërruan në pasionin e shkrimtarit për të ruajtur edhe vite më vonë vargje letrash të botës së brendshme të tij.

Nëpërmjet letrave Flaubert i rrëfen mikeshës së tij të zemrës brengën e dashurisë, fshehtësitë dhe drithërimat e shpirtit që dashuron, vështirësitë që ai has gjatë shkrimit të “Zonjës Bovari” (libër për të cilin punoi 5 vite), vuajtjet dhe nganjëherë edhe zhgënjimet nga miqësitë, fryma e kohës dhe nga jeta në tërësi.

Këto vargje janë konsideruar edhe si një pasuri e madhe e lartësisë së mendimit që ato shprehin, spontanitetit dhe stilit, duke e bërë këtë letërkëmbim një nga më të bukurit e letërsisë. Gustav pati edhe afera të tjera dashurie por asnjëherë kaq të rëndësishme dhe të fortë si me Louise. Një nga letrat më të rëndësishme të shkrimtarit francez që është bërë e famshme është poezia e dërguar drejt bashkëshortes së tij Louise Colet në datën 15 gusht, 1846.

Do të të mbuloj me dashuri kur të të shoh herën tjetër. Me përkujdesje, me ekstazë. Dua të të mbush me gjithë gëzimet e mishit, aq sa ty të të bjerë të fikët e të vdesësh. Dua që ti të mahnitesh nga unë, dhe t’i thuash vetes tënde që as nuk i ke ëndërruar ngazëllime të tilla… Kur të plakesh, dua që ti t’i kujtosh ato pak orë. Dua që kockat e tua të thata të mbushen me gëzim kur të mendosh për to.

Letra e famshme e poetit francez, Gustav Flaubert drejt të dashurës së tij, Louise Colet

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjashtë fustane që duhet të ketë çdo grua: Nga modeli i derdhur deri tek...(FOTO)
Previous article MILANI NË FESTË/ Arrihet marrëveshja, Higuain te Milani në formë huazimi

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur... Dossier

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur...

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi… Dossier

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935 Dossier

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT