• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHTOHET” BANDA E SHULLAZIT/ 48 vjeçari që u KAP dje, lidhje me vrasjet e 2015-ës. Kishte qenë…
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SHTOHET” BANDA E SHULLAZIT/ 48 vjeçari që u KAP dje, lidhje me vrasjet e 2015-ës. Kishte qenë…

31 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Policia e Shijakut arrestoi dje një 48-vjeçar, i cili sipas të dhënave rezulton se ishte pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.

Arben Haxhihyseni, banues në Elbasan, ishte shpallur në kërkim prej vitit 2015. Ai fshihej prej disa kohësh në qytetin e Shijakut, por pak ditë më parë u zbulua vendndodhja e tij.

Uniformat blu organizuan menjëherë operacionin për arrestimin e të kërkuarit, i cili duke qenë pjesë e bandës së Shullazit, dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2015, ku është dhunuar dhe gjobitur një biznesmen kafeje.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar atë me rreth 6 vite burg, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim”, ndërsa Gjykata e Elbasanit e kishte dënuar atë me 1 vit e 10 muaj për një vrasje.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Arben Haxhihyseni, 48 vjeç, banues në Elbasan. Haxhihyseni, në vitin 2014 është shpallur në kërkim, pasi është dënuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan me 1 vit, 10 muaj e 15 ditë burg, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar në nenin 76 të Kodit Penal.

Në vitin 2017 (shpallur në kërkim), Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 109/b të Kodit Penal. Arben Haxhihyseni është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për ekzekutimin e vendimeve penale”, thuhej në njoftimin e dhënë dje nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, e cila ka në juridiksionin e saj Komisariatin e Shijakut, ku edhe u arrestua i kërkuari.

VRASJA NË ELBASAN

Arben Haxhihyseni është një personazh i njohur për Policinë dhe drejtësinë shqiptare.

Krahas ngjarjeve të freskëta, ai akuzohet për një vrasje të ndodhur në Elbasan 15 vite më parë. Në vitin 2003, Arben Haxhihyseni akuzohet se ka vrarë me armë zjarri një bashkëmoshatarin e tij.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur për motive banale në një lokal në Elbasan. Asokohe, 35-vjeçar, Arben Haxhihyseni u largua nga vendi i ngjarjes dhe u shpall në kërkim nga Policia.

Haxhihyseni, në vitin 2014 është shpallur në kërkim për këtë ngjarje, pasi është dënuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan me 1 vit, 10 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Vrasja”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GËRSHETAT E FËMIJËRISË/ Rihana duket se po i kthen në trendin e 2018 (FOTO)
Previous article PISTOLETËN NË KOKË KUSHËRIRIT TË TIJ/ 29 vjeçari i DJEG shtëpinë të afërmit: Do të të...

g.autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET GRUPI PARLAMENTAR I PS/ Rama drejton takimin në prag të seancës plenare Breaking News

MBLIDHET GRUPI PARLAMENTAR I PS/ Rama drejton takimin në prag të seancës plenare

SHERR PËR DROGË NË SELANIK/ Arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët Aktualitet

SHERR PËR DROGË NË SELANIK/ Arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

TRAGJIKE NË JALË/ Qytetari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur… Aktualitet

TRAGJIKE NË JALË/ Qytetari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT