Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore të nxehta me origjinë sahariane të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë rritje të temperaturave.
Më 31 korrik, zona perëndimore do të përfshihet nga afrimi i masave ajrore të nxehta sahariane.
Moti do të jetë me kthjellime në zonat bregdetare dhe vranësira të pakta në zonat malore.
Era do të jetë e lehtë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të mbeten të larta.
Temperaturat min dhe max:
- Zonat malore 17/32°C
- Zonat e ulëta 20/37°C
- Zonat bregdetare 21/37°C


