• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ARDHJA” E MUAJIT GUSHT/ Ja çfarë të bëni gjatë kësaj kohe në Tiranë. Nga pishinat tek…
Home
Media të Huaja

“ARDHJA” E MUAJIT GUSHT/ Ja çfarë të bëni gjatë kësaj kohe në Tiranë. Nga pishinat tek…

31 July, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Jeni në gusht në Tiranë dhe nuk dini çfarë të bëni?

Pa problem sepse ne do t’ju ndihmojmë me sugjerimet tona se si ta shijoni Tiranën në gusht. Gushti nuk është aq i nxehtë në krahasim me korrikun. Sidoqoftë, ky është muaji kur Tirana është pothuajse bosh, pasi shumica e qytetarëve janë me pushimet në plazh. Jeta politike më në fund bie në qetësi, pasi administrata publike dhe parlamenti janë gjithashtu me pushime. Kjo do të thotë që do të biem në qetësi nga lajmet politike në media, dhe do kemi më shumë programe verore në televizione.

Gushti është muaji i aktiviteteve në hapësira të hapura. Tirana po fiton reputacion të mirë në mesin e qyteteve më me gjallëri në Ballkan dhe më gjerë. Shumë koncerte janë planifikuar në gusht në sheshin Skënderbej, i cili është kthyer në një destinacion gjigand për të gjitha moshat. Nëse jeni në Tiranë në gusht, sigurohuni që të kontrolloni eventet tona këtu, në mënyrë që të mos humbisni aktivitetet  e Tiranës tonë energjike.

Në ditët më të nxehta mund të shkoni pranë plazhit në Durrës, plazhi më i afërt me Tiranën. Rekomandimet tona janë:  Plazhi i Gjeneralit, Kallm, dhe Gjiri Lalzit. Ose mund të shkoni në shumë pishina jashtë qytetit. Çmimet për pishina ndryshojnë nga 500-1000ALL dhe ju mund të qëndroni gjatë gjithë ditës. Por shumë njerëz preferojnë dhe lumin Erzen, ku shumë thjesht mund të marrësh një çadër ose të rrish në hije pranë pemëve në breg të lumit.

Një ushqim i mirë është gjithnjë shpërblim në këto ditë të gjata të Gushtit. Ne ju sugjerojmë ushqime tradicionale t’i provoni.

Për t’ju gëzuar ajrit të pastër dhe për të shpëtuar nga nxehtësia, shkoni në Malin e Dajtit dhe shijoni një ditë fantastike duke filluar me udhëtimin me teleferik në Parkun e Aventurës dhe një drekë të mirë te Ballkoni Dajtit.

Por ju mund të zgjidhni të vizitoni zona të tjera të gjelbra rreth Tiranës, dhe ne kemi një listë të tyre këtu.

Muzetë janë të hapura gjatë gjithë gushtit. Nga Muzeu Kombëtar, Shtëpia e Gjetheve, Bunk’Art, Galeria Kombëtare e Arteve mund t’i vizitoni gjatë qëndrimit tuaj në Tiranë.

Në mbrëmje ju gjithashtu mund të shijoni një birrë në sheshin ‘Skënderbej’ dhe pse të mos luani volejboll plazhi atje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Një makth i ‘"Windows 10" merr fund, ja mënyra
Previous article ANA MARIA LUCA/ Si u bë Rumania qendra e trafikimit të femrave në Europë

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT