Safet Rustemi prej më shumë se dy javësh është bërë kryefjala e mediave belge, si shqiptari më i kërkuar në këtë vend.
Së bashku me tre vëllezërit e tij, ata të katërt akuzohen për lidhje me të paktën 40 vrasje dhe për këto krime janë dënuar me burg edhe për zhvatje dhe trafikim droge.
Dy prej vëllezërve Rustemi ndodhen në burgjet belge.
Por “më i kërkuari”, Safet Rustemi 33-vjeç, u largua nga Belgjika, pasi pagoi një shumë të konsiderueshme parash.
Autoritetet belge shprehen të zhgënjyera nga gjykata e Brukselit duke deklaruar se ai mendon se është i paprekshëm.
Shokues ka qenë një prej kërcënimeve të tij ndaj një pronari kafenejë në Bruksel, I cili fillimisht nuk pranoi t’i përulej.
Safeti i tha:
Nëse nuk paguani, unë do t’ju përdhunoj vajzën tuaj 12 vjeçare”.
Kështu pronari u detyrua t’i jepte para, ashtu si shumë të tjerë të cilët janë kërcënuar nga klani i shqiptarëve në Alhambrëijk të Belgjikës.
E njëjta histori është përsëritur në dhjetëra kafene në Schaerbeek, Koekelberg, Molenbeek, Anderlecht dhe Ganshoren, ku mafia shqiptare ka grabitur pronarët e këtyre bizneseve, të cilët janë shprehur të terrorizuar nga kërcënimet e tyre.
Në vjeshtën e vitit 2014, klani “Rustemi” mori pushtetin në Bruksel. Ata janë katër vëllezër: Ilir Janusz, Bardhyli, Seadi dhe i plotfuqishmi Safet Rustemi.
Në një lagje të njohur në veri të Shkodrës, së bashku me një kushëri të tyre ata cilësohen si “Daltons Dobrac”.
Përfaqësuesi i ligjit belg, Stéphane Lempereur e kujton kështu Rustemin:
Doja ta nxirrja nga dhoma e tij, pasi më vinte për të qeshur me këpucët e tij të bëra me lëkurë krokodili. Këpucë të shëmtuara që kushtonin mijëra euro. Por atij as që i plasi fare”.
Më 25 janar të vitit 2017, kapos së mafies shqiptare iu komunikua se do të bënte 9 vite burg.
Lempereur kërkoi arrestimin e tij të menjëhershëm. Por, gjykata nuk e mori parasysh.
Pavarësisht nga ngërçi i procedurave të papërfunduara ligjore, Safet Rustemi u lejua të largohej nga burgu i Saint-Gilles më 12 korrik 2017 nën kushte të caktuara, me një ‘fluturim special’ dhe u dëbua për në Shqipëri.
Edhe pse ndaj tij ishin ngritur dy padi, askush nuk e mori parasysh këtë fakt.
Autoritetet gjyqësore belge kanë mbetur të befasuara, sërish nga një ngjarje e ndodhur më 21 të dhjetorit 2017, kur ai hapi zjarr disa herë ndaj një bashkatdhetari në një klub nate në qytetin e Shkodrës.
Dhjetëra dëshmi dhe pamje filmike nuk u morën parasysh për ta dënuar atë. Safet Rustemi, ose i njohur me pseudonimin si Safet Bajri, nuk i fshihet autoriteteve. Ai jeton në një lagje të Shkodrës, dhe është pronar i një pjese të plazhit në Velipojë.
A do të përfundojë ai ndonjëherë në qeli? Pak preferojnë të përgjigjen për të.


