• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POST-MORTUM: Kush ishte Luan Hajdaraga? Qeveritari i vetëm pas viteve ‘90 nga trojet etnike dhe akuzat për shpërdorimin e… orizit
Home
Shqipëri

POST-MORTUM: Kush ishte Luan Hajdaraga? Qeveritari i vetëm pas viteve ‘90 nga trojet etnike dhe akuzat për shpërdorimin e… orizit

30 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Obituar pas ndërrimit të jetës së politikanit të njohur shqiptar….

Luan Hajdaraga, i cili u nda sot nga jeta pas një sëmundje të shpejtë, është qeveritari i vetëm shqiptar pas vitit 1990 që vjen nga trojet etnike dhe jo nga Shqipëria londineze e 1913-ës.

Edhe pse i lindur në Tiranë, Hajdaraga i cili ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, i përket një familje të ardhur nga Dibra e Madhe apo Dibra-Shehër(qytet), siç i thonë, që u shpërngul në kryeqytetin shqiptar pikërisht në kohën e zhvendosjen e madhe të dibranëve drejt Tiranës në fillim të shekullit të kaluar.

Familjarët e afërt të të ndjerit Luan Hajdaraga jetojnë në Dibër dhe janë familje me mjaft influencë.

Madje Gazmend Hajdaraga, kushëriri i parë i ish-ministrit ka qenë deputet shqiptar në parlamentin e Maqedonisë.

Psikolog me profesion, Luan Hajdaraga i përket grupit të intelektualëve që është marrë gjatë me arsimin shqiptar dhe metodat e mëdhimdhënies.

Ka qenë para vitit 1990 drejtor i Institutit të Mësuesisë dhe në ekran u njoh në një emision të viteve ‘80 të titulluar: “Mësues, Prindër, Nxënës”.

Pjesëtar i plejadës së mjeshtrave të pedagogjisë, Hajdaraga ju fut politikës menjëherë në vitin 1990, së bashku me disa profesorë të tjerë në grupin që mori në drejtim Partinë Socialiste.

Është zgjedhur deputet në vitin 1992 nga lista proporcionale dhe ka qenë një nga 4 regjentët e drejtimit të  PS-së kur Fatos Nano ishte në burg.

Një rezonante ka pasur ai në jetën e tij si politikan- fjalori krejt qytetar pa eksese dhe pa një qëndrim të polarizuar.

Madje në kohën kur Nano ishte në burg, mjaft socialistë e akuzonin si të “butë me Berishën”, madje edhe të lidhur me të vetëm se nuk shante kundërshtarët.

Kur PS vjen në pushtet në vitin 1997, Luan Hajdaraga zgjidhet deputet, por nuk mori pjesë në qeverinë e parë të Fatos Nanos.

Drejton komisionin e Sigurisë Kombëtare, në kulmin e konfliktit PS-PD, por në auditorin e ri nuk pati asnjëherë të tillë.

Madje Hajdaraga mbahet mend në dy ngjarje që ka qenë mjaft i rëndësishëm përsa i përket kolegëve të tij të opozitës.

Kur plagoset Azem Hajdari nga Gafurr Mazreku, Luan Hajdaraga ishte ndër të parët që e mori trupin e deputetit të PD-së për ta dërguar në spital.

Ndërkohë, kur Pjetër Arbnori pëson një goditje gjatë grevës së urisë në Kuvend, i ndjeri Hajdaraga nuk priti asnjë sekondë dhe e dërgoi ish-kreun e Kuvendit me urgjencë në spital.

Në vitin 1999 emërohet ministër i Mbrojtjes nga Pandeli Majko, dhe më pas qëndron në këtë detyrë edhe me Ilir Metën-kryeministër.

Gjatë luftës së Kosovës, Hajdaraga ishte ministri që menaxhoi situatën në kufi me Serbinë, por nuk u bë asnjëherë protagonist.

Dy vjet më pas, Shekulli publikoi një investigim ku Hajdaraga përflitej për abuzime me tenderat e ushtrisë, ku cilësohej si produkt kryesor shpërdorimi i orizit.

Këto akuza i mori në dorë Sali Berisha, i cili e supernominoi “Orizaga”.

Por ndaj Hajdaragës nuk u ngrit asnjëherë akuzë publike prej Prokurorisë.

Në qeverinë e Fatos Nanos, pas vitit 2002 emërohet zv.ministër i Jashtëm dhe për një periudhë të shkurtër drejtoi diplomacinë shqiptare në mungesë të ministrit.

Edhe pse Ilir Metën e kishte mik të afërt, madje e mbrojti fort në KPD-në e famshme, Hajdaraga nuk ju bashkua LSI-së kur ndodhi shizma e madhe e së majtës.

Pas ardhjes së Edi Ramës, ky i fundit nuk e afroi asnjëherë në kupolën socialiste, përveç një momenti në të ashtuquajturin Këshilli i të Urtëve.

Dalëngadalë, Luan Hajdaraga, i cili që prej vitit 2000 është edhe shtetas amerikan dhe familja i jeton atje, u distancua nga politika duke u marrë me leksione akademike, ku ishte shumë aktiv në Maqedoni.

Madje goditja e parë në tru i erdhi gjatë lëvizjes me makinë për në Maqedoni, disa muaj më parë.

Hajdaraga i përket llojit të politikanëve mjaft të zgjuar, e me bagazh të lartë intelektual. Zotëronte titullin Profesor-Doktor, kur ata që e mbanin këtë gradë numëroheshin me gishtat e dorës.

Ai dinte shumë për të gjithë historinë dhe intrigat e së majtës shqiptare në vite, e megjithatë asnjëherë nuk i bëri publike.

Ndoshta në kushtet reale të Shqipërisë, intelektualët i ndrydhin dhe i lënë në “qoshet mikroborgjeze” të kujdessjes për familjen dhe jetën e tyre, pasi e njohin mirë rrezikun në politikë.

Ndaj, siç duket, prej disa vitesh vrullin në politikë e kanë marrë ata që quhen “të fortët”, të cilët zgjidhin më shpejt dhe më “lehtë” problemet që dalin përpara.

Hajdaraga, një dibran i diplomuar në Rumani, nuk e mohoi asnjëherë vendlindjen por asnjëherë nuk shkoi të kandidonte në “Dibrën e re”, pasi duket e dinte që ata që e njohin janë jashtë kufinjve, lidhjet me të cilët i ka mbajtur gjithmonë edhe gjatë regjimit komunist… (tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Mjeshtër i aktrimit”/ Neymar rrëfen të vërtetën e “akrobacirave” në fushë (VIDEO)
Previous article E RËNDË NË KORÇË/ Mbytet me një kokërr kumbulle, vdes 4-vjeçari

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT