Si çdo ditë tashmë në traditën e rubrikës së ALPENews.al, “Summer 2018” redaksia jonë përzgjedh nga një destinacion turistik të cilin ju mund ta vizitoni nëpërmjet guidës që ne bashkangjisim këtyre artikujve.
Është një gjë e re, inovatore dhe aspak e kushtueshme.
ALPENews.al tashmë ka ardhur edhe në verisionin aplikacion (ku mund ta shkarkoni lehtësisht në telefonat tuaj celularë).
Por le të vijmë sërish tek tema e destinacioneve. Sot është zgjedhur qyteti i Korçës.
Korça, qyteti i qeshur dhe plot jetë në juglindje të Shqipërisë, me një sens të pakufishëm mikpritjeje të fton në çdo stinë te vizitosh rrugët e saj karakteristike, të mësosh më shumë për kulturën dhe historinë e saj, si për të kuptuar më mirë se përse shumë njerëz te shquar që sot mbushin faqet e historisë së kombit, ishin pikërisht nga Korça. I quajtur ndryshe si qyteti i serenatave, i dashurisë, i artit, i birrës dhe i kërnackave- në morinë e epiteteve gjen shumë të tillë, që cilësojnë vlerat e saj por edhe te nxisin ta vizitosh.
ALPENews.al ju fton të shijoni disa prej pamjeve më të bukura në Korçë (që edhe mund ti vizitoni më nga afër).
POR ÇFARË TË VIZITOSH NË KORÇË?
Muzeu i arteve mesjetare
Galeria “Guri Madhi”
Muzeu“Brakto” i antikuarëve dhe koleksioni nga lindja e largët
Muzeu Kombëtar Arsimit
Muzeu Arkeologjik
Lëndina lotëve
( një vend për emigrantët ku vajzat e reja derdhnin lot).
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.










