• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Serbia do nisë hetim për ndikimin e bombardimeve të NATO-s në shëndetin publik
Home
Rajon

Serbia do nisë hetim për ndikimin e bombardimeve të NATO-s në shëndetin publik

30 July, 2018 Sadik.Autor Rajon

Në Serbi, një komision parlamentar do të nisë hetimin për efektet e dyshuara që mund të ketë pasur në shëndetin publik përdorimi i municioneve me uranium të varfëruar në bombardimet që NATO kreu në vitin 1999, gjatë konfliktit të Kosovës.

Kryetari i komisionit parlamentar serb, Darko Laketiç, i ka thënë gazetës së përditshme “Politika” se hetimi i ndikimit të dyshuar në shëndetin publik të bombardimeve të NATO-s do të fillojë në qytetin jugor të Vranjës, raporton “BalkanInsight”.

“Nëse uraniumi nuk është i dëmshëm, pse shpenzohen kaq shumë para për të ruajtur atë, pse nuk hidhet në mjedis siç është?”, pyet Laketiç në mënyrë retorike.

I pyetur nëse pjesë e komisionit do të jenë ekspertë që nuk pajtohen me dyshimin se uraniumi i varfëruar shkaktoi dëme në Serbi, Laketiç u përgjigj se dëmi i tij është “përtej dyshimit”.

Raporti i parë paraprak i komisionit pritet deri në fund të vitit 2020.

Mediat serbe fajësojnë gjerësisht bombardimet e NATO-s për rritjen e numrit të pacientëve me tumor kohët e fundit, duke injoruar kështu faktin se uraniumi i varfëruar është përdorur pothuajse ekskluzivisht në Kosovë.

Ekspertët kanë kundërshtuar pretendimet se uraniumi i varfëruar i ka dëmtuar serbët dhe mohojnë se ka një epidemi të kancerit në Serbi.

“Çdo vit ne përdorim plehra fosfate me më shumë uranium se sa ai që u hodh në 1999-n”, thotë epidemiologu Zoran Radovanoviç në një debat të transmetuar nga televizioni serb RTS, në maj.

Komisioni serb, i krijuar në maj, u modelua pas një hetimi parlamentar italian që përcaktoi se uraniumi i varfëruar u bë shkak për shfaqjen e kancerit te disa ushtarë italianë që kanë shërbyer në misione jashtë vendit.

Por mjeku, i cili u citua në raportin e komisionit parlamentar italian, tha më vonë se ai keqkuptuar dhe mohoi pretendimet se ekziston një lidhje midis kancerit dhe uraniumit të varfëruar.

NATO-ja i nisi sulmet ajrore në Serbi më 24 mars 1999, pa mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi Presidenti jugosllav i asaj kohe, Sllobodan Millosheviç, nuk pranoi të nënshkruante një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës së forcave të tij me shqiptarët e Kosovës, që kërkonin pavarësinë.

Human Rights Watch vlerëson se deri në dorëzimin e Millosheviçit 78 ditë pas nisjes së sulmeve, numri i të vdekurve arriti në 500.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Nuk ka deklaruar godinë tek toka"/ Prokuroi Muçi para KPK-së: Jam larguar nga fshati nuk e di…
Previous article Roma pas Susos, por bën sondazhe edhe për anësorin e Juventusit

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT