Hoxha Fatmir Latifi nga Mitrovica, i cili njihet për deklaratat e tij ekstreme, por edhe kontroverse, e ka nxjerrë edhe një të tillë për Profetin e fesë islame Muhamedin a.s.
Ai derisa flet për Muhamedin, thotë se ai kishte lindur jetim, pasi babai i tij kishte vdekur dy vite para se të lindte Profeti.
Si ishte e mundur në atë kohë që dikush të lindë dy vite pasi t’i vdesë babai, ngase sot edhe është e mundshme përmes fekondimit artificial.
E që kjo metodë është e re e thonë edhe vetë dijetarët islamë, të cilët lejojnë fekondimin artificial, vetëm nëse merret vezorja e gruas dhe spermatozoidi i burrit, të çiftit të cilët kanë kurorë.
Pra ata e pranojnë që kjo metodë është bashkëkohore dhe në kohën kur kishte lindur Muhamedi as që mendohej për të.
Por, hoxha Latifi nga Mitrovica, ndoshta edhe kësaj do t’i jepte përgjigje, përgjigje të modelit të tij kontrovers.
Ai vazhdimisht me deklaratat e tij ngjallë debat, pasi mundohet të stigmatizojë grupe të caktuara shoqërore.


