Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit teksa një 65 vjeçar, shtetas nga Shqipëria është bytur në ujërat e detit.
Shtetasi me inicialet I.L është mbytur pasi është futur në një zonë të rrezikshme të detit.
Viktima u nis për në spital me urgjencë por nuk ia doli.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 30.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin A.P., vjeç 50, banuese në Lezhë, pasi në plazh Shëngjin, shtetasi I.L., vjeç 65, banues në Fushë-Krujë, pushues, është futur në det në një distancë 30-40 m nga bregu, ka humbur ndjenjat, i është dhënë ndihma, është dërguar në spital Lezhë, ku ka vdekur.


