Ka rënë më në fund në prangat e policisë shqiptare 46-vjeçari i shumëkërkuar nga Vlora, Maksim Hodaj.
Më 4 qershor të vitit 2009, në fshatin Armen, ai ka qëlluar dhe ka lënë të vdekur në vend bashkëshorten, Irena Hodaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur 41-vjeçari, i cili punonte prej kohësh si shofer furgoni, u kthye në shtëpi në gjendje të dehur.
Alkooli mendohet të jetë bërë shkak i grindjes mes tij dhe bashkëshortes. Mësohet se Hodaj, pasi e ka rrahur barbarisht atë, e ka goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit.
Ndërkohë që përplasja në një prej mureve të shtëpisë, mendohet të ketë qenë fatale për 36-vjeçaren Irena Hodaj, e cila menjëherë pas kësaj ka gjetur vdekjen.
Në momentin e ngjarjes në banesë kanë qenë tre fëmijët e çiftit Hodaj, mes të cilëve një vajzë dhe një djalë 12 e 13-vjeç dhe një foshnjë 8-muajshe.
Ai është dënuar me 18 vite burg, nga të cilat do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg.



