Eksplorimi i hapësirës ka qenë gjithmonë një çështje e prestigjit gjeopolitik për Shtetet e Bashkuara që kur Presidenti Dwight D Eisenhower nënshkroi Aktin Kombëtar të Aeronautikës dhe Hapësirës më 29 korrik 1958.
Administrata Kombëtare Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka festuar triumfin shkencor dhe përvojën në garën e hapësirës.
Organizata që “shpie” njeriun në hënë, bën sot 60 vjet që nga krijimi i saj.


