Arrestime masive në Vlorë.
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 11 shtetasve për vepra të ndryshme penale, si Dhunë në familje, Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, Kanosja, Plagosje e lehte më dashje, Prodhim shitje narkotikësh etj.
Kanë proceduar penalisht në gjendje të lire 5 të tjerë për vepra penale si, Kanosje, Plagosje e lehtë me dashje, etj.
-kanë kapur e ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, si dhe
-kanë shpallur në kërkim 2 të tjerë për veprën penale të Mashtrimit.
-kanë plotësuar 8 kërkesë padi për dhënie Urdhëri Mbrojtje të menjëhershme.
-Janë sekuestruar 3 mjete lundruese, tip gomone.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë qenë të planizuara në çdo aks rrugor me qëllim mbarëvajtjen, lehtësimin e trafikut rrugor dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Patrullat e plazhit në bashkëpunim me forcat Shqiponja kanë ndihmuar dhe rikthyer pranë familjes një fëmijë i cili kishte humbur në zonën e plazhit.
Ndërkohë kanë vijuar kontrollet në qytet me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale.
Gjithashtu kontrolle janë ushtruar edhe për evidentimin dhe goditjen e kultivimit, prodhim shitjes dhe trafikimit të narkotikëve, si dhe për vënien para drejtësisë autorët e kësaj veprimtarie jo të ligjshme.
Policia është në shërbim të komunitetit, ndaj për çdo problemë apo shqetësim në lidhje me sigurinë, telefononi 112.


