• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITA” E VETINGUT/ Anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi SHKARKOHET nga KPK
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETINGUT/ Anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi SHKARKOHET nga KPK

30 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ashtu siç ishte paralajmëruar në orën 09:30 do të jepej vendimi për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimin i cili është shkarkuar nga KPK pas deklarimit të rremë të pasurisë së tij, kështu është shprehur relatori i çështjes.

MË HERËT

Shkëlzen Selimi, anëtar i Gjykatës së Lartë prej vitit 2011, do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Selimi është kryer nga trupi gjykues i drejtuar nga Xhensila Pine dhe me anëtarë Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.

Shkëlzen Selimi është anëtari i shtatë i Gjykatës së Lartë që përballet me procesin e vetingut. Më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimet e shkarkimit për Admir Thanzën, Tom Ndrecën dhe Artan Zenelin si dhe ka konfirmuar në detyrë Edmond Islamajn, Xhezair Zaganjorin dhe Ardian Dvoranin.

Selimi është diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në vitin 1996 dhe ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000. Në tetor 1999 deri në shtator 2000, Z. Selimi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe gjatë periudhës 2000-2011 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Vlorës.

Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, Shkëlzen Selimi ka qenë edhe lektor në universitetet “Ismail Qemali” dhe “Pavarësia” në Vlorë. Aktualisht, ai është pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë si dhe ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Shkëlzen Selimi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FANSI OFENDON KËNGËTAREN/ Bleona i kundërvihet keq: Ik tani dhe...(FOTO)
Previous article 500 GRAM TRITOL BANESËS NË KAMËZ/ Dalin PAMJET: 23 vjeçari largohet menjëherë pas... (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT