• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Marrëdhënia Trump-media/ Presidenti i SHBA kundër A.G. Sulzberger: Jeni armik i…
Home
Nderkombetare

Marrëdhënia Trump-media/ Presidenti i SHBA kundër A.G. Sulzberger: Jeni armik i…

29 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump tha të dielën se i kishte thënë kohët e fundit publikuesit të gazetës “The New York Times” se si ai kishte arritur t’i quante mediat “Armiku i popullit”, por drejtori i kësaj kompanie mediatike tha se ai i ishte përgjigjur Trumpit, duke i thënë se gjuha e tij ishte “nxitëse” dhe “përherë e më e rrezikshme” për gazetarët në mbarë botën.

Në një koment që bëri në Twitter, Trump e përshkroi takimin e tij të 20 korrikut në Shtëpinë e Bardhë me A.G. Sulzberger si “shumë të mirë dhe interesant”. Udhëheqësi amerikan tha se “kishte shpenzuar shumë kohë duke folur për sasinë e madhe të “Lajmeve të Rreme” që botohen në media dhe se si ky term ishte shndërruar prej tij në frazën “Armik i popullit”. Kjo është për të ardhur keq”, – shkruante Presidenti.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1023546197129224192

Sulzberger, që është ndoshta botuesi më i madh në Shtetet e Bashkuara, tha se, sipas një tradite shumëvjeçare, sipas së cilës botuesit e gazetës prestigjioze takohen me presidentët amerikanë, takimi u mbajt me kërkesën e ndihmësve të zotit Trump, por ai nuk duhej publikuar.

Arthur Sulzberger Jr., drejtor dhe botues i gazetës "The New York Times"
Arthur Sulzberger Jr., drejtor dhe botues i gazetës “The New York Times”

Zoti Sulzberger, tha se meqenëse Trump shkroi në Twitter për takimin, duke e bërë publik ritin shumëvjeçar të takimit të botuesit me presidentin amerikan, ai vendosi t’i përgjigjej zotit Trump, për të dhënë vlerësimin e tij për bisedën nga shënimet që ai mori në takim, krahas me ato të editorit të rubrikës opinioniste të gazetës, James Bennet, i cili ishte gjithashtu i pranishëm të takim.

“Qëllimi ynë kryesor në pranimin e takimit, ishte që të ngrinim shqetësime lidhur me retorikën e Presidentit kundër shtypit, një çështje tepër shqetësuese. Unë i thashë Presidentit se gjuha e tij nuk ishte vetëm përçarëse, por në fakt po bëhej përherë e më e rrezikshme”, tha Sulzberger.

Zyrat e gazetës "The New York Times" në Nju Jork
Zyrat e gazetës “The New York Times” në Nju Jork

Sulzberger shtoi: “Unë theksova vazhdimisht, se ky konstatim është sidomos i vërtetë jashtë vendit, ku retorika e Presidentit shfrytëzohet nga disa regjime, për të justifikuar masat shtypëse ndaj gazetarëve. E paralajmërova se qëndrimi i tij vinte në rrezik jetë njerëzish, minonte idealet demokratike të kombit tonë dhe se dëmtonte një nga çështjet më madhore që eksporton vendi ynë: përkushtimin ndaj lirisë së fjalës dhe shtypit të lirë.”

Botuesi i “New York Times-it” tha se “i kishte thënë Trump-it se termi “lajme të rreme” nuk është i vërtetë dhe se është i rrezikshëm; se unë shqetësohem akoma më tepër për emërtimin e gazetarëve prej tij si “armiku i poullit”. E paralajmërova se kjo gjuhë nxitëse po kontribuon tek shtimi i kërcënimeve kundër gazetarëve dhe ka për të çuar në dhunë.”

Sulzberger nuk foli për reagimin që kishte patur Presidenti ndaj komenteve të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shaqiri shënon, anglezët TALLEN me Gary Neville
Previous article Tradhtoi gruan me Afërdita Dreshajn/ Ja si e shpëtoi Agon Amiga martesën (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD Botë

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT