• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E EMIGRANTËVE/ “Save the Children” ngre alarmin: Po abuzohet me fëmijët refugjatë
Home
Nderkombetare

KRIZA E EMIGRANTËVE/ “Save the Children” ngre alarmin: Po abuzohet me fëmijët refugjatë

29 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Fëmijët emigrantë që tentojnë të kalojnë në Francë përmes Italisë veriore, detyrohen të shiten për seks në këmbim të një kalimi të sigurt të kufirit, ushqimit apo një vendi për të fjetur.

Në këtë përfundim ka dalë Save the Children, në Itali. Emergjenca shqetësuese e të ashtuquajturit ‘seks për mbijetesë”, në Italinë Veriore, bën që minorenë, pjesa më e madhe nga Afrika sub-sahariane, të detyrohen të prostituojnë nëse nuk mund të përballojnë pagesat prej 50 apo 150 eurosh të kërkuara nga shoferët për t’i kaluar matanë kufirit apo për ushqim a strehim.

“Bëhet fjalë për të mitur dhe më të rrezikuara janë vajzat, pjesë e fluksit të padukshëm të shumë minorenëve emigrantë të pashoqëruar në tranzit në kufirin verior të Italisë, në përpjekje për t’u bashkuar me të afërmit e tyre në vende të tjera evropiane, që nuk kanë mundësinë të udhëtojnë të sigurt në trajektoret e ligjshme”, thotë drejtuesja e programeve për Italinë dhe Evropën, e Save the Children.

Vajzat shpesh ekspozohen ndaj rreziqeve serioze të abuzimit dhe shfrytëzimit, në shumë raste e gjejnë veten duke jetuar në kushtet e një degradimi të madh.

Ajo thotë se situata në kufirin verior është përkeqësuar nga heqja në prill e një kampi të improvizuar përgjatë lumit Roja, që detyroi më shumë minorenë të degradonin dhe të ekspozoheshin ndaj kushteve të rrezikshme.

Sipas organizatës, duhet të ketë përpjekje më të mëdha për mbrojtjen e fëmijëve emigrantë nga shfrytëzimi seksual, përfshirë fuqizimin e rrjeteve anti trafik dhe ofrimin e më shumë mbështetjeje për të prekurit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Goli me roveshatë ndaj Mançesterit, flet Shaqiri: Topi ishte i përsosur…
Previous article FATURAT E "ÇMENDURA" DHE "TANGËRLLIKU" NË JUG/ "Shuplaka" që morën pushuesit. Nga Shëngjini në Dhërmi (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT