Në çdo sezon vere një nga shqetësimet më të mëdha të turistëve në jug të vendit janë çmimet e kripura që shpeshherë nuk e justifikojnë shërbimin.
Edhe këtë verë pushuesit kanë pasqyruar disa nga faturat nga Shëngjini në Dhërmi e nuk kanë faj: Çmimet të bëjnë të vësh “duart në kokë”!
Duke filluar nga një omëletë që kushton nga 8-9 mijë lekë ndërkohë që as një kuti veze nuk kushton aq, e duke vijuar me makiaton që mban rekord prej 2 mijë lekësh.
Sigurisht, që të gjithë pushuesit e kanë një panoramë të qartë në “kokën” e tyre para se të nisen me pushime në jug, por realiteti i çmimeve duket sikur dashur pa dashur të jep një “shuplake” të mirë e të kthjellon se çfarë do bësh vitin tjetër.
Se ky vit, iku që iku…Me fasule sa një racion mishi, e me pije freskuese sa një rrugë vajtje ardhje për në Elbasan.
Ju njohim dhe njëherë me faturat:
Fatura në Durrës, një kafe 2 mijë lekë
Spikeri i Tch publikon faturën: Një omëletë 8 mijë lekë
Në Shëngjin, një pije freskuese kushton 250 lekë:
Një pjatë fasule 5 mijë lekë:
Në Dhërmi, omëleta shkon akoma më shtrenjtë:
Në Dhërmi, Çmimi i pijes “ndryshon” rrugës:
/AlpeNews.al








