• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIMET KOSOVË-SERBI/ Historiku i negociatave, nga viti 2011 deri më sot
Home
Rajon

BISEDIMET KOSOVË-SERBI/ Historiku i negociatave, nga viti 2011 deri më sot

29 July, 2018 k.autor Rajon

Kosova dhe Serbia, si dy shtete të dalë prej një lufte e cila solli viktima të shumta, kishin shumë tema  të pazgjidhura. Për t’a bërë më të lehtë dialogun drejt një zhidhjeje nevojitej një ndërmjetësues nga arena ndërkombëtare.

Përfaqësuesi i cili do të ndërmjetësonte këto bisedime do të ishte nga BE-ja, si destinacioni i përbashkët i dy kombeve.

Fillimisht bisedimet  ndërmjet dy shteteve, u planifikuan të ishin vetëm teknike kurrsesi politike. Kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi shprehej: “Bisedimet Kosovë-Serbi janë vetëm teknike dhe si të tilla do të mbeten”.

Kosova kërkon njohjen nga Serbia dhe kjo e fundit anëtarësimin në Bashkimin Europian.

E gjithë kjo maratonë e bisedimeve të shumta teknike e më pas politike, filloi në marsin të vitit 2011, atëherë kur e zgjedhura nga shteti  i Kosovës u vendos Edita Tahiri kurse pala serbe  përfaqësohej me Borko Stefanoviç.

Këto takime në Bruksel prodhuan edhe disa marrëveshje të cilat u ndërmjetësuan nga David Cooper. Në kuadër të këtyre takimeve, u arritën marrëveshjet, prej tyre ajo edhe për Menaxhimin e Integruar të  Kufijve, e njohur si marrëveshja e IBM-it.

Pas kësaj marrëveshje, bisedimet të cilat deri atëherë u quajtën teknike, filluan të marrin ngjyrimet  politike. Pasi që temat për të cilat do të bisedohej kërkonin përfaqësim më të lartë, praktikisht në nivel kryeministrash.

Kjo bëri që drejtimet e “anijeve” mes palëve negociuese ti merrnin, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daciç. Negociatorët u zhvilluan në 10 raunde.

Më 19 prill të vitit 2013 në Bruksel, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Marrëveshja u konsiderua historike për faktin sepse ishte e para e llojit të vet.

Kosova nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve fitoi një derë të vogël për “Marrëveshjen e Stabilizim Asocim” me Bashkimin Evropian kurse Serbisë u janë ofruar mundësitë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.  Kjo marrëveshje u përcoll me kundërshtime të mëdha në Kosovë. U deshën të më shumë se 2 muaj që ajo të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Faza e fundit, ndoshta edhe ajo më intensivja do të ishte nën dirigjimin e  Federica Mogherinit.  Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, do të merrte përsipër negociatat.

Në 04/12/2017, kryediplomati Behgjet Pacolli u shpreh se Serbia mos ta thotë, por të veprojë si ta kishte njohur Kosovën.

“Serbia nuk duhet të thotë nëse e njeh Kosovën, por duhet të veprojë sikur ta ketë njohur atë”.

Në  20/06/2018 Hashim Thaçi deklaroi se kishte ardhur koha për një marrëveshje historike me Serbinë. 

“Qëllimi ynë në këtë fazë përfundimtare është arritja e fazës finale me një marrëveshje të detyrueshme ligjore për të dyja palët. Jam i bindur se ka ardhur koha që pas bisedimeve, në një mënyrë apo tjetrën të nënshkruhet një marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilës do të përfundonte raporti i dhimbshëm mbi 100-vjeçar”, tha Thaçi.

Në 18/07/2018 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i dhanë fund një raundi bisedimesh në një përpjekje të re për të siguruar një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja palëve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha pas bisedimeve se takimi ishte ishte i shkurtë por shumë i rëndë.

“Ka qenë takim i shkurt dhe jo i lehtë, ka qenë më i rëndi që kemi zhvilluar në këto gjashtë vjetët e fundit, prandaj do të punojmë maksimalisht që të arrijmë marrëveshjen përfundimtare”,tha ai duke nënvizuar se ende shpreson në përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Bisedimet ende qëndrojnë pezull në pritje të rinisjes në muajin Shtator.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur profesioni të shoqëron KUDO! Shikoni çfarë bën Alba Hoxha rrugës me makinë (VIDEO)
Previous article AKSIDENT NË DURRËS/ Shoferja me "BENZ" përplas 23 vjeçarin me MOTOR që po...

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT