Tetë burra janë proceduar penalisht në një fshat të Indisë pasi kanë përdhunuar për vdekje një dhi.
Policia në Haryana deklaroi se dhia shtatzënë dhe 7 vjeçe ngordhi pas përdhunimit. Tre nga tetë personat u rrahën nga pronari i dhisë pasi arriti t’i kapë gjatë aktit, ndërsa të tjerët u arratisën.
Ata akuzohen për “marrëdhënie seksuale kundër rendit të natyrës me njeriun, gruan apo kafshën” si dhe “keqtrajtim të kafshëve”.
Pronari i dhisë, Aslup Khan tha se e gjeti kafshën të shtrirë në tokë dhe me plagë në kokë.
“E mora në shtëpi, ishte si e paralizuar dhe nuk hante”.
“Të nesërmen një nga të akuzuarit erdhi te unë dhe nisi të tallej duke më thënë se ditën e djeshme ia kishin kaluar mirë me dhinë. U inatosa dhe nxitova ta rrihja por iku me vrap”, tregon Khan.


