• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACIONI I DITËS/ Vlora “PERLA” e jugut. Vetëm DY orë larg Tiranës, qyteti ku gjithçka duket…
Home
Media të Huaja

DESTINACIONI I DITËS/ Vlora “PERLA” e jugut. Vetëm DY orë larg Tiranës, qyteti ku gjithçka duket…

29 July, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Si çdo ditë tashmë në traditën e rubrikës së ALPENews.al, “Summer 2018” redaksia jonë përzgjedh nga një destinacion turistik të cilin ju mund ta vizitoni nëpërmjet guidës që ne bashkangjisim këtyre artikujve.

Është një gjë e re, inovatore dhe aspak e kushtueshme.

ALPENews.al tashmë ka ardhur edhe në verisionin aplikacion (ku mund ta shkarkoni lehtësisht në telefonat tuaj celularë).

Por le të vijmë sërish tek tema e destinacioneve. Sot është zgjedhur qyteti i Vlorës.

Vlora mbart në vetvete një bukuri që kur ia përmend emrin. Valona e ilirëve ka qenë një prej portave më të rëndësishme hyrëse që prej periudhës së shkëmbimeve tregtare. Qytetasit ishin të kamur në pasuritë te tyre, ndërsa zejtarët kanë lënë gjurmë në degë si poçari, këpucari, dhe zejet e tjera artizanale. E pozicionuar në një nga skajet jugorë të vendit, Vlora ka një det fantastik për plazh, apo sporte aventureske ujore. Flora dhe Fauna është një prej gjërave që shpeshherë e rendit këtë vend si një botë më vete ujore. Veç kësaj ushqimi tradicional, shërbimi i mirë hotelerik janë disa prej “aseve” të tjera “nën mëngë” që ka qyteti bregdetar i Vlorës.

ALPENews.al ju fton të shijoni disa prej pamjeve më të bukura në Vlorë (që edhe mund ti vizitoni më nga afër).

POR ÇFARË TË VIZITOSH NË VLORË?

Muzeu Etnografik

Muzeu Historik

Muzeu e Pavarësisë

Xhamia e Maurdies

Kalaja e Kaninës (cila besohet se është ndërtuar në shekullin e tretë para lindjes së Krishtit)

Apollonia

përfaqëson një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë. Objekti më interesant për tu parë është muri i madhështor i Agonothetes, shekulli i II para lindjes së Krishtit.

Manastiri i Pojanit

i cili nuk ndodhet shumë larg nga qyteti antik i Apollonisë dhe është i famshëm për kishën e bukur të Shën Mërise. Ky është një manastir antik dhe është rindërtuar nga perandori bizantin Andronicus Palaeologus i dytë.

Xhamia e Maurdies

një xhami me stil sulltani me një kupolë të ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të XVI.

Orikumi

është një qytet antik i cili ka qënë një qëndër urbane e civilizuar dhe ka disa rrënoja arkeologjike si: një pjesë e një orkestre, një teatër i vogël i cili mendohet se mbante 400 spektator, gjurmë të rrënojave të mureve dhe rrugëve të cilat janë të dukshme edhe pse ndodhen poshtë ujit të një lagune, dhe kisha e Marmiroit.

Kalaja e Ali Pashës – Porto Palermo

është një kala e vogël e cila ndodhet në një gadishull në gjirin e Porto Palermos. Ali Pasha e ndërtoi këtë kala për nder të gruas së tij Vasiliqisë.

Kisha e Shën Stefanit, Manastir, Kisha e Panajia (Dhërmi)

Fshati i Dhërmiut daton të paktën deri në shekullin e parë para lindjes së Krishtit. Fashti ka patur 31 kisha. Ikonat e kishës së Shën Stefanit janë pikturuar në shekullin e XVIII. Kisha është një vend pelegrinazhi dhe në mes të gushtit ritet fetare performohen në ditën e Shën Marisë.

Mes Tiranës dhe Vlorës është rrethi i Fierit, i cili ka vende të ndryshme historike të një interesi të madh. Vendet më të rëndësishme janë:

Muzeu Historik i Fierit

Vendi arkeologjik i Bylisit në fshatin Hekal

Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BISEDIMET PRISHTINË-BEOGRAD/ Vuçiç: Së shpejti bëjmë publike zgjidhjen për çështjen e Kosovës
Previous article "FUCK TRUMP"/ Të gjithë ata që shprehën antipatinë ndaj presidentit amerikan, nga Robert De Niro tek Eminem

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT