• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Presidenti Trump dhe zgjedhjet e mesit të mandatit
Home
Nderkombetare

SHBA/ Presidenti Trump dhe zgjedhjet e mesit të mandatit

29 July, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Kanë mbetur 100 ditë deri në zgjedhjet e mesit të mandatit në muajin nëntor, kur do të vendoset fati i të dyja dhomave të Kongresit amerikan. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone, anketimet u japin avantazh demokratëve dhe të dyja partitë bien dakort se Presidenti Donald Trump do të jetë tema kryesore e zgjedhjeve të këtij viti.

Gjatë një tubimi së fundi në shtetin Montana, Presidenti Trump u bëri thirrje mbështetësve që të votojnë në masë për të ndihmuar kandidatët republikanë në muajin nëntor.

“Nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të dorëzohemi kurrë. Ne nuk heqim dorë dhe shkojmë drejt fitores”, u tha mbështetësve Presidenti Trump.

Edhe demokratët në opozitë po zhvillojnë një fushatë intensive në terren për zgjedhjet e mesmandatit. Ish-kandidati për president Bernie Sanders foli përpara mbështetësve në Kansas.

“Lufta për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe mund të arrihet ndryshimi me një, apo dy të zgjedhur. Nëse ju arrini atë që unë e di se keni mundësi të bëni, ky do të jetë një votim që do të dëgjohet jo vetëm në mbarë vendin, por edhe në mbarë botën”, deklaroi Senatori Bernie Sanders.

Demokratëve u duhet të fitojnë rreth një dyzinë vendesh për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe dy vende për shumicën në Senat.

Krahas energjive të shtuara gjatë këtij viti, demokratëve duhet t’u vijë në ndihmë edhe historia.

“Zgjedhjet e mesmandatit zakonisht favorizojnë partinë që nuk ka Shtëpinë e Bardhë. Madje në këtë rast, Donald Trump është veçanërisht jopopullor mes demokratëve. Ata janë të motivuar, nuk e pëlqejnë dhe dëshirojnë të votojnë”, thotë John Fortier, i Qendrës për Politikat Dypartiake.

Por, Presidenti Trump po u bën thirrje mbështetësve të sfidojnë historinë dhe të dalin për të votuar në mbështetje të axhendës së tij.

Të dyja partitë i perceptojnë zgjedhjet e mesmandatit si një referendum për presidentin.

“Rrallë kemi patur një president që është kaq i përqëndruar tek zgjedhjet dhe kaq i rëndësishëm për to. Ai është Dielli. Gjithçka tjetër që rrotullohet rreth Diellit, është ose një planet, ose një Hënë”, thotë Larry Sabato, i Universitetit të Virxhinias.

Për shkak të nivelit të ulët të miratimit ndaj zotit Trump, si dhe historikut të rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit, demokratët kanë gjasa të fitojnë terren.

“Mendoj se pyetja shtrohet nëse është një valë demokrate, apo një cunami demokrat? A do ta marrin demokratët Dhomën e Përfaqësuesve me 5 vende më tepër, apo me 30 vende? Këtë nuk e di njeri ende”, mendon Elaine Kamarck, e Institutit Brookings.

Por, për shkak të bazës besnike të Presidentit Trump, republikanët mund të dalin më mirë se ç’pritet thotë ish-menaxheri i fushatës Trump, Corey Lewandowski.

“Mendoj se demokratët do të fitojnë disa vende. Por, nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, republikanët do ta mbanin maxhorancën në Dhomën e Përfaqësuesve me 1 ose 2 vende më shumë”, thotë zoti Lewandowski.

Në nëntor vendoset për të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe për rreth një të tretën e 100 vendeve në Senat. Rezultati do të ketë një ndikim madhor tek dy vitet e ardhshme të presidencës Trump.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ajsi Xhaxhaj zbulon të dashurin e saj, dhe duket më e dashuruar se kurrë... (FOTO)
Previous article "VETINGU SI ILAÇ GJARPËRINJSH"/ Reagon Basha: Fiton një “Toyota Yaris”, ai që gjen lidhjen mes…

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT