Katari është vendosur edhe njëherë në qendër të akuzave lidhur me sigurimin e të drejtës për organizimin e Kampionatit Botëror të Futbollit në 2022 që për herë të parë do të zhvillohet në dimër dhe jo në verë.
Sipas një raporti të publikuar nga Sunday Times ekipi ofertues i Katarit ka zhvilluar një fushatë sekrete në vitin 2010 për të sabotuar ofertat konkuruese të rivalëve.
Gazeta pretendon se ka parë dokumente që tregojnë se ekipi i ofertës së Katarit përdorte një firmë PR në SHBA dhe ish-agjentë të CIA-s për të shpifur ndaj rivalëve të saj, kryesisht Shteteve të Bashkuara dhe Australisë.
Qëllimi ishte propagandimi se Kupa e Botës nuk do të mbështetej në këto vende. Organizatorët e turneut të Katarit mohojnë akuzat.
Një fushatë e tillë e dyshuar nga Synday Times do të thyente rregullat e ofertave të FIFA-s. Katari mundi si rivalë për të drejtën e organizimimit të Kupës së Botës 2022 shtete si: Shtetet e Bashkuara, Australia, Korea e Jugut dhe Japonia.
Rregullat e FIFA-s, theksojnë se ofertat e Kupës së Botës nuk duhet të bëjnë një deklaratë me shkrim apo me gojë e çfarëdo lloji qoftë ajo; pro apo kundër një oferte nga kandidatët e tjerë.
Federata e Katarit është akuzuar edhe më parë për korrupsion, por akuzat u rrëzuan pas një hetimi dy vjeçar të FIFA-s.
Po cilat janë disa nga gjetjet e Sunday Times:
-Një akademik i respektuar u pagua 9,000 dollarë për të shkruar një raport negativ mbi koston e madhe ekonomike të Kupës Botërore të Botës, e cila më pas iu shpërnda mediave të lajmeve anembanë botës.
-Gazetarë, blogerë dhe figura të profilit të lartë u rekrutuan në çdo vend për të evidentuar aspektet negative të ofertave të vendeve të tjera.
-Një grup mësuesish të edukimit fizik në SHBA u rekrutuan për t’i kërkuar Kongresmenëve të tyre amerikanë të kundërshtonin organizimin e Kupës Botërore në SHBA me arsyetimin se paratë do të përdoreshin më mirë për promovimin dhe zhvillimin e sporteve në shkollat e mesme.
-Në Australi u organizuan protesta gjatë lojërave të Rugby, duke kundërshtuar ofertën e vendit.
-U hartuan raporte nga Shërbimet Inteligjente për individët e përfshirë në ofertat rivale.
Dokumentet e para nga Sunday Times, të cilat gazeta thotë se janë zbuluar nga informator që ka punuar në ekipin e ofertës 2022, ishin dukshëm të padisponueshme gjatë hetimit të FIFA-s.
Ekipi i ofertës së Katarit dyshohet se ka punësuar zyrën e komunikimit të Nju Jorkut, Broën Lloyd Jones, e cila është tani BLJ Worldwide, së bashku me një ekip të ish oficerëve të inteligjencës për të drejtuar një fushatë që synon të minojë një nga kriteret kyçe të FIFA-s në procesin e tenderimit – që çdo ofertë duhet të ketë mbështetje të fortë në shtëpi.
Në një deklaratë, Komiteti Suprem i Katarit për Dorëzimin dhe Trashëgiminë tha se “kundërshton çdo akuzë të paraqitur nga Sunday Times”.
“Ne jemi hetuar tërësisht dhe kemi qenë të afërt me të gjitha informacionet që lidhen me ofertën tonë, duke përfshirë hetimin zyrtar të udhëhequr nga avokati amerikan Michael Garcia,” tha ai.
“Ne kemi respektuar rreptësisht të gjitha rregullat dhe rregulloret e FIFA-s për procesin e ofertimit të Botërorit 2018/2022”.
Një deklaratë e FIFA tha se “një hetim i plotë u krye nga Michael Garcia dhe konkluzionet e tij janë në dispozicion në raport”, duke iu referuar hetimit të përfunduar dy-vjeçar.
BLJ Worldwide nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga The Sunday Times.
Katari fitoi të drejtën për të organizuar turneun në dhjetor 2010. Rusia u nderua në Kupën Botërore 2018 në të njëjtën kohë, duke mundur tri oferta të tjera, përfshirë Anglinë.


