• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lufta që ndryshoi fatin e botës filloi para 104 viteve në Sarajevë
Home
Nderkombetare

Lufta që ndryshoi fatin e botës filloi para 104 viteve në Sarajevë

29 July, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Vrasja e Arkidukut austrian, Franz Ferdinand, nga ana e nacionalistit serb, Gavrilo Princip, gjatë vizitës së këtij të parit në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë, shkaktoi nisjen e Luftës së Parë Botërore e cila pranohet një ndër fatkeqësitë më të mëdha të shekullit 20.

Serbët të cilët u ndanë nga Perandoria Osmane në vitin 1878 me Kongresin e Berlinit, kishin ambicie për të krijuar Mbretërinë Serbe, Kroate dhe Sllovene duke përfshirë edhe Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën.

Marrëdhëniet mes Mbretërisë Serbe dhe Perandorisë Austro-Hungareze u tensionun pasi kjo e fundit e aneksoi Bosnjë Hercegovinën, elementi i fundit i Perandorisë Osmane në Ballkan, në vitin 1909.

Ndërkohë organizata nacionaliste serbe që kryente aktivitete të paligjshme në vendet e Ballkanit Jugor, “Dora e zezë”, pohonte që Bosnjë dhe Hercegovina duke u shkëputur nga Perandoria Austro-Hungarez të krijohet Serbia e Madhe.

– Atentati i Ferdinand dhe lufta globale

Ferdinand i cili nga Perandori austro-hungarez Franz Joseph I. emërohet si inspektori përgjegjës për kontrollimin e të gjitha forcave të armatosura, më 27 qershor 1914 e vizitoi Bosnjë dhe Hercegovinën për të kontrolluar njësitë e perandorisë në këtë vend.

Ferdinand dhe bashkëshortja të cilët në kuadër të vizitës u nisën për një aktivitet në Sarajevë, më 28 qershor 1914 u vranë nga nxënësi 19 vjeçar Princip.

Sulmi i Princip-it, i cili humbi jetën 4 vite pas atentatit nga tuberkolozi i eshtrave në qelinë që ishte i burgosur, ishte fillimi i fundit për Evropën e vjetër.

Pas vdekjes së trashëgitmarit të Frontit, Ferdinand, Austria më 23 korrik 1914 i dërgoi një ultimatum Mbretërisë Serbe që përfshinte kushte të papranushme.

Perandori Joseph shpalli luftë kundër Serbisë më 28 korrik 1914, e cila nuk pranoi kushtet e ultimatumit. Shtetet që formuan aleanca të ndryshme para luftës, ishin brenda një përgaditje të një lufte botërore të mundshme. Lufta që filloi në Evropë me shpalljen e luftës së Austrisë ndaj Serbisë, me pjesëmarrjen e Shtetit Osman, Gjermanisë, Rusisë, Francës, Britanisë dhe SHBA-ve fitoi një dimension global.

Franz Ferdinand von Österreich-Este lindi më 18 dhjetor 1863 në qytetin Graz të Austrisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ngacmimi kibernetik fenomen botëror, gratë në shënjestër
Previous article Acarohet modelja shqiptare: “Si mund t’i nxirrni fëmijët e sëmurë në vendet publike”

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT