• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E ardhmja e eksplorimit të hapësirës
Home
Teknologji

E ardhmja e eksplorimit të hapësirës

29 July, 2018 Sadik.Autor Teknologji

49 vjet më parë, në muajin korrik astronautët amerikanë kryen ecjen e tyre të parë në Hënë. Gazetarja e Zërit të Amerikës Greta Van Susteren zhvilloi një diskutim në studio lidhur me eksplorimin e hapësirës dhe cila është perspektiva në këtë fushë, ndërsa propozimi i Presidentit Donald Trump për një forcë të re ushtarake të hapësirës, është ndeshur me pengesa në Kongres.

Ngjante si një sfidë e pamundur në ato vite, kur idenë e hodhi presidenti John F. Kennedy:

“Unë mendoj se vendi ynë duhet t’i përkushtohet një qëllimi, që para fundit të dekadës të çojmë njeriun e parë në Hënë, i cili të kthehet i sigurtë në Tokë”.

Tetë vjet më pas ndodhi hapi gjigant i njerëzimit.

“Pasi Presidenti Kennedy e filloi këtë sfidë, arritëm të përjetojmë për herë të parë hapësirën, për 15 minuta. Ishte e paimagjinueshme, por në fakt ne mundëm ta realizojmë dhe vitin e ardhshëm shënohet 50-vjetori I udhëtimit të parë të njeriut në Hënë.”- thotë Valerie Neal, drejtoreshë e Muzeut të Hapësirës.

Valerie Neal, drejtoreshë e Muzeumit Kombëtar të Hapësirës, kujton emocionet dhe admirimin që përjetoi kur pa ecjes së parë në Hënë. Por tani, 5 dekada më pas, ajo shqetësohet për mundësinë që hapësira të përdoret si arenë luftrash:

“Çaktivizimi i satelitëve të komunimit, apo i sistemit të navigimit, do ta paralizonte jetën në Tokë. Nejemi të varur tek kjo teknologji. Jemi shumë vigjilentë që kjo të mos ndodhë, por mbetet një kërcënim i pranishëm,”-thotë ajo.

Presidenti Trump, në qershor, i dha urdhër Pentagonit të krijojë një “forcë të re ushtarake të hapësirës”:

“Kur është fjala për të mbrojtur Amerikën, nuk është e mjaftueshme të kemi praninë tonë në hapësirë, duam që Amerika të jetë dominuese në hapësirë”.

Kongresi, institucioni përgjegjës për krijimin e një dege të re të ushtrisë, nuk është ende i bindur për këtë ide të presidentit. Në fillim të javës, Komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit nuk përfshinë fonde për një forcë të hapësirës në buxhetin e mbrojtes për vitin e ardhshëm, megjithë shtysën nga sektori privat për komercializimin e eksplorimit të hapësirës.

“Ne mendojmë se duhet ta shfrytëzojmë hapësirën për njerëzit.”– tha një përfaqësues biznesi.

Aktualisht gjashtë kompani private janë duke u përpjekur për zhvillimin e turizmit në hapësirë dhe ndoshta vetëm pak muaj na ndajnë nga dërgimi i qytetarëve të thjeshtë në orbitë.

“50 vitet e para udhëtimi në hapësirë lidhej me qeverinë, ishte i kushtueshëm dhe i rrezikshëm. Në 50 vitet e ardhshme ka për të qenë ndryshe.”- thotë Terry Virts, ish komandant i Stacionit të Hapësirës.

Virts mendon se e ardhmja e industrisë së hapësirës është në dorë të partneritetit publik me atë privat.

Por prirja mund të jetë drejt shtimit të investimeve për biznes, thotë Peter McGrath, i kompanisë “Boeing’.

“Unë do të thoja se zakonisht qeveria është e para dhe pastaj idenë e zhvillon më tej biznesi.”– thotë Peter McGrath, i kompanisë Boeing.

Me afrimin e 50-vjetorit të vizitës së parë në Hënë, fokusi kalon tani tek drejtimi që do të marrë shkenca e hapësirës në 50 vitet e ardhshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Super mami! Xhensila shfaqet 2 javë pas lindjes dhe duket në formë të shkëlqyer
Previous article E RËNDË NË POLIÇAN/ Vjehrri i NGUL THIKËN dhëndrit. I drejtohet edhe gruas: Të bëj...

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes Teknologji

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën Teknologji

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën Teknologji

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT