Një kanosje me armë të ftohta ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, teksa një 45-vjeçar ka kërcënuar një shtetas shqiptar, banues në Tiranë e për pasojë ngjarja ka përfunduar në Komisiariatin e Policisë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L.K dhe E.S, 32 E 45 vjeç, banues në Tiranë, sepse L.K, ka kanosur me fjalë E.S, i cili ishte larguar nga banesa, pasi ka qënë me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”. Punohet për kapjen e L.K. Neni 84 i Kodit Penal për L.K dhe Neni 323 i Kodit Penal për E.S


