• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTO/ Pirro Çako hedh pas krahëve historinë me Sisin, kapet mat me…
Home
Showbiz

FOTO/ Pirro Çako hedh pas krahëve historinë me Sisin, kapet mat me…

24 November, 2017 F.autor Gossip, Showbiz

Kantautori i njohur Pirro Çako ishte i ftuar në koncertin operistik të Migena Gjatës, motrës së madhe të divës së pop-it shqiptar Elvana Gjata.
Për të ndjekur koncertin në skenën e Universitetit të Arteve në Tiranë, Çako kishte ardhur i pashoqëruar, i veshur në stilin “casual”. Mjaft në formë dhe në stil sportiv, muzikanti 52 vjeçar nxitoi të gjente një vend komod ku të ulej për të ndjekur koncertin e sopranos shqiptare, e cili zhvillon karrierën e saj jashtë vendit. Intrepretimi prej saj i veprave të Schumann, Wolf, Schubert, Webern, e Strauss në këtë mbrëmje koncertore shërbyen si sfond romantik për Pirron.

Ndërkohë që dritat u ulën e Migena nisi performance, Pirro vetëm me trup ishte aty, pasi me mendje, shpirt e zemër ishte me vajzën e re që shfaqej në ekranin e smartphone-it e tij, ndërkohë që po komunikonte virtualishsht me të. Fotografi ynë e ka kapur mat Pirron në ato momente (nëse mund t’i quajmë intime), kur ai komunikonte e qeshte me vajzën në fjalë.

Nuk dihet se pothuaj 1 vit pas ndarjes ajo është e dashura e re e muzikantit, apo kemi të bëjmë me një flirt spontan e të rastësishëm. Në janar të këtij viti, Pirro i dha fund lidhjes 5 vjeçare me ish-të dashurën me të cilën bashkëjetuan në shtëpinë e tij në Tiranë. Kjo ishte lidhja e pare e konsoliduar e Pirros, pas daljes nga martesa e gjatë në Paris me sopranon Inva Mula, martesë nga e cila erdhi në jetë djali i tyre Anthony. Sa i takon muzikës, Pirro aktualisht duket paksa i distancuar, ndërkohë që presim këngën e tij e radhës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sulmohet me bombë xhamia në Egjipt/ Shkon në 235 numri i viktimave
Previous article Zbulohet çfarë do të ndodhë me pozicionin e Aleksandës Lalos në "C'est La Vie", juria do të...

F.autor

Postime të ngjashme

BIG BROTHER VIP ALBANIA NIS MË HERËT SE PRITEJ/ Ledion Liço jep sinjalin e parë Gossip

BIG BROTHER VIP ALBANIA NIS MË HERËT SE PRITEJ/ Ledion Liço jep sinjalin e parë

KIDA MË ENTUZIASTE SE KURRË/ Numëron ditët para dasmës me partnerin Gossip

KIDA MË ENTUZIASTE SE KURRË/ Numëron ditët para dasmës me partnerin

ENADA HOXHA DHE GERT VASO RIKTHEHEN SËRISH BASHKË? Foto që ndezi aludimet Gossip

ENADA HOXHA DHE GERT VASO RIKTHEHEN SËRISH BASHKË? Foto që ndezi aludimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT