• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMI ME TRITOL NË TIRANË/ Pistat ku po heton policia: Nga HAKMARRJA tek…
Home
Breaking News

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË TIRANË/ Pistat ku po heton policia: Nga HAKMARRJA tek…

28 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autori që vendosi lëndën plasëse në banesën e Xhelal Dacit në zonën e Bathores, dyshohet se u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip BMW ngjyrë gri.
Pamjet janë siguruar nga disa kamera të tjera sigurie, ndërsa personi që ka vendosur lëndën plasëse theksojnë hetuesit mund të jetë rreth 1.8 metra i gjatë.

Rreth 200 gramë eksploziv dyshohet se u vendosën në dyqanin e familjes Daci, në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ekspertët e xhenios ende nuk kanë përcaktuar llojin e lëndë plasëse, pasi nga mënyra e shpërthimit mund të jetë edhe prodhim artizanal.

Grupi hetimor po punon në dy pista. E para lidhet me hakmarrjen e mundshme nga familja Kolaveri, pasi një djalë i saj u vra me armë zjarri në Nëntor të 2015-s dhe tjetri mbeti i paralizuar nga plumbat.

Për atë ngjarje, u akuzua Gazmir Daci dhe po vuan dënimin me 35 vite burg të dhënë nga Gjykata e Tiranës. Pista e tjetër që po hetohet është ajo e përfitimit të azilit nga familja Daci. Menjëherë pasi la qelitë e burgut, shtatë muaj më parë, Xhelal Daci, i cili u dënuar për armëmbajtje pa leje, u largua nga Shqipëria drejt një vendi të Bashkimit Europian.

Familjarët e tij nuk e bëjnë të ditur destinacionin, pasi i tremben gjakmarrjes. Ky fakt përforcohet edhe më shumë se asnjë nga anëtarët e familjes Kolaveri nuk u shoqëruan për ngjarjen në Komisaritin e Policisë Nr.5., të Kamzës. Të dyja familjet, Daci dhe Kolaveri janë në gjak edhe pse jetojnë shumë pranë njëra-tjetrës në zonën e Bathores.

Ndërkohë nga kamerat e tjerë të sigurisë të sekuestruara në fillim të rrugës Martin Camaj dhe zonën e Bathores si edhe të disa bizneseve aty pranë, ekspertët kanë dyshime se nga vendi i ngjarjes, autori u largua me një automjet tip BMË ngjyrë gri.

Gjithashtu, është tepër e vështirë të identifikohet personit që vendos lëndën plasëse në familjen Daci, pasi ka qenë i veshur me të zeza dhe në kokë mbante një kapuç./abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË ATHINË/ "Përjetuam ferrin dhe vdekjen", pamje të papublikuara më parë (VIDEO)
Previous article Landi Fornia tregon kush është "komshia" që i frymëzoi për këngën! Ja FOTO që na bëri kuriozë...

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT