Shumë nga ne mendojnë se bandat kanë në përbërjen e tyre vetëm ato “të frikshëm” që shpeshherë kapen me kokainë apo që ne dosjet e tyre kanë me dhjetëra vrasje.
E megjithatë duket se në Shqipëri, veçanërisht të rinjtë bëhen “kriminelë” të vetes së tyre duke u përzierë në sherre e konfikte që shpesh nuk i takojnë as atyre.
Ndonjëherë nis për një “Përse më sheh”, herë të tjera “molla e sherrit” bëhet një femër, e herë të tjera pista e hetimit është ajo e pazareve të prishura të drogës.
Kjo e fundit duket se ndodhi dhe në rstin e sotëm, aty ku disa persona u konfliktuan me armë zjarri para Bashkisë në Korçë.
Çfarë ndodhi sot:
Pamje nga vendngjarja
Një përplasje me armë ka ndodhur në qendër të Korçës, përpara bashkisë, ky dy perona janë konflikuar me njëri tjetrin.
I plagosur ka mbetur Erion Hoxhallari që tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal, pasi mori një plumb në dorë.
I riu u qëllua me psitoletë në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit. Ngjarja që shkaktoi panik mes qytetarëve të shumtë u regjistrua përpara bashkisë dhe vetëm 50 metra larg nga komisariati.
Në njoftimin e parë policia theksoi reagimin e shpejtë falë të cilit ka vënë në pranga autorin, por për të nuk bëhet i ditur identiteti dhe disa persona të tjerë të përfshirë. Ndërsa shkakun e konfliktit e klasifikojnë për motive të dobëta.
Burime thonë se janë konfliktet e vjetra mes dy grupeve të dyshuara si të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Katër lezhjanët zihen me dy gjirokastritët:
Pamje nga sherri
Një rast i ngjashëm ka ndodhur në mes të qytetit të Gjirokastrës, ku 4 djem të rinj lezhjanë janë konfliktuar fizikisht me 2 gjirokastritë.
Ngjarja masive ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve të zonës. Askush nuk ka hyrë t’i ndajë, ndërsa policia, sipas burimeve u vonua në vendngjarje.
Fatmirësisht ngjarja u kufizua vetëm në dhunë fizike dhe nuk pati të plagosur nga sherri.
Sherr për një femër në Tiranë
Një sherr i nisur brenda një lotoje sportive ka përfunduar me krisma armësh.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Astrit’ në Tiranë. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur persona të plagosur, por paniku mes banorëve ka qenë i madh.
Sherri ka ndodhur në katin e parë të një pallati në zonën e Astrit, dhe dyshohet se motivi ishte një femër.
Sherr me karrige në Pogradec:
Një sherr me karrige ka ndodhur ditën e sotme në qendër të qytetit të Pogradecit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen nr. 1, ku u përfshinë disa persona. Sherri me karrige dhe shishe nisi pas një konflikti të çastit. Si pasojë mbeti i plagosur rëndë një person.
Sherr me thika në lokal në Elbasan:
Një sherr mes të rinjve në qytetin e Elbasanit, ka bërë që të mbeten të plagosur dy persona, A.Q. 19 vjeç dhe F.T., 18 vjeç, banues në këtë qytet.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta momentale, në ambientet e brendshme në një lokali, në lagjen “28 Nëntori”.
Dy të plagosurit, shokë me njëri tjetrin, janë konfliktuar me një bashkëmoshatar të tyre, ndërsa ky i fundit ka përdorur edhe thikën në përleshje e sipër.
Nga veprimet e shpejta të kryera nga grupi hetimor, u bë identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është 19-vjeçari Q.P. banues në Elbasan, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.
/AlpeNews.al







