Një rast dhunë në qytetin e Durrësit është regjistruar mbrëmjen e djeshme teksa nje shtetase shqiptare, me banim në Durrës e moshës 47-vjeç ka dhunuar dhe ka rrahur vjehrrën e saj, shtetasen shqiptare, 78-vjeçaren me inicialet J.K.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen J.K., vjeçe 78, banuese në Durrës, pasi dyshohet se nusja e djalit, M.K., vjeçe 47, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.


