Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit V.H. për shkak të dyshimit se ka kryer vepër “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”
Sipas aktakuzës i pandehuri V.H. pasi ishte në lidhje dashurie me viktimën/të miturën M.M. e cila ndahet nga i njëjti dhe më pas kërkon që t’i largojë nga rrjetet sociale fotografitë dhe videot incizimet nudo të saj, të cilat i pandehuri i kishte postuar, ashtu që ky i fundit e fton viktimën që të takohen dhe kjo vet t’i shlyej.
Janë takuar me datë. 21.06.2018 rreth orës 08:30 min. në fsh. Orroberd K. Istogut, i pandehuri fillon t’i bërtas viktimës, e kap për dore dhe nxjerr një thikë nga xhepi, me të cilën e godet në qafë, fytyrë, gjoks dhe barkë dhe më pas arratiset nga vendi i ngjarjes për tu arrestuar më vonë, thuhet në komunikatë.
I pandehuri me veprimet e tij, me dashje duke tentuar ta privoj nga jeta viktimën për motive të ulëta, ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lart, për çka prokurori i propozoj gjykatës që i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
Majlinda Mujaj po shkonte për të marrë pikët e testit të maturës, kur rruga për në shkollë gati se nuk i kushtoi me jetë, nga dikush që ajo e njihte mirë.
Në një takim që kishte pasur me Vezir Hazirajn, me të cilin ajo thuhet të ketë pasur lidhje, u therrë disa herë me thikë, për të mbetur kështu në një gjendje të rëndë, e tash e sa ditë e shtrirë në spital, raporton T7.


