• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACIONI I DITËS/ Vetëm DY orë në Lezhë dhe MREKULLOHESH: Nga “Kalaja” deri tek “kajakët”…
Home
Media të Huaja

DESTINACIONI I DITËS/ Vetëm DY orë në Lezhë dhe MREKULLOHESH: Nga “Kalaja” deri tek “kajakët”…

28 July, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

ALPENews.al ka vendosur që sot destinacion të ditës të përzgjedhë qytetin historik të Lezhës.

Lezha (ose ndryshe siç në periudhën iliere quhej Lissitan dhe disa vite më vonë thjeshtë LISS) prej vitesh tashmë është pjesë e guidave turistike përmbledhëse në të gjithë pjesën veri-perëndimore të Shqipërisë.

Thuasje shumë afër me qytetin e Shkodrës, Lezha gjithnjë ka qenë epiqendër e shkëmbimit të mallrave tregtarë përgjatë historisë.

Porti i Shëngjinit është një prej pikave hyrëse më të rëndësishme portuale (pas Durrësit, dhe Vlorës).

I vendosur në një skaj tepër të bukur, edhe plazhi i Shëngjinit është pjesë e hartës së qytetit veri-perëndimor.

Lezha për shumë vite me radhë është listuar si një prej qyteteve më të pastërta por natyrisht ka patur probleme me infrastrukturën, shërbimin hotelerik, apo sipërmarrjen.

PAMJE NGA QYTETI I LEZHËS

ALPENews.al ju fton të lexoni disa prej aktiviteteve më të bukura turistike që duhet t’i bëni me “patjetër” nëse do të kaloni disa orë argëtim në Lezhë.

1.Peshkim në det apo në grykëderdhjen e lumit Drin.

2.Vrojtim zogjsh në lagunat e Kune–Vainit. Për vizitorët janë ndërtuar tre kulla vrojtimi, një në Kune dhe dy në zonën e Vainit. Ato shërbejnë për të eksploruar zonën si dhe për të vrojtuar shpendët e shumtë.

3.Të eksplorosh lagunat e Kune–Vainit për biodiversitetin e tyre, natyrën tërheqëse e çlodhëse si dhe mund të organizoni piknik. Sigurisht që dreka apo darka do të jetë një surprizë më shumë e këtyre pushimeve.

4.Të vizitosh “Hotelin e Gjuetisë”, rezidencën e ndërtuar nga Konti Çiano dhe e kthyer në rezidencën kryesore të udhëheqjes në diktaturë.

5.Të udhëtosh me skafe drejt “Ranës së Hedhun” për të parë një eksperiencë ndryshe të një prej plazheve më të bukur shqiptarë. Do të mahniteni nga veçoria e këtij bregdeti të Adriatikut, si dhe mund të ndjeni sikur i gjithë plazhi ju përket juve.

6.Të vizitosh asetin më të rëndësishëm që ka Shqipëria, vendvarrimin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

7.Të vizitosh kalanë e qytetit, ku veç historisë do të të mundësohet një peisazh mahnitës që depërton thellë në det, por duke soditur lumin, lagunat, fushat, malet dhe krejt qytetin.

8.Mund të vizitoni objektet e shumta të kultit, të cilat përveç vlerave religjioze kanë edhe vlera arkitektonike dhe historike. Disa prej tyre janë unike. (Katedralja e Shën Nikollit në qendër të Lezhës, Xhamia e qytetit, kisha Kisha Ortodokse Metamorfoza në hyrje të qytetit, Teqeja N’Sulti në Malësi të Lezhës, kisha e Shën Eufemisë në Kallmet, kisha e Shën Premtes Balldre, kisha e Shën Barbaras Pllanë, kisha e Zojës Nunciatë themeluar nga Shën Françesku i Asizit, kisha e Martirëve Blinisht etj.)

9.Hiking (ngjitje në mal) në malin e Rrencit (Shëngjin) apo në malin e Velës, që do t’u mundësojnë gjatë gjithë rrugës peizazhin natyror që përshkohet nga kaltërsia e detit si dhe histori të jashtëzakonshme.

10.Provo kuzhinën vendase. Kulinaria mbetet veçoria e Lezhës turistike. Në Shëngjin, Ishull Lezhë, Zadrimë apo në qytetin e Lezhës do të shijoni pjata të veçanta që do t’u bëjnë të riktheheni sërish.

11.Udhëto drejt bregdetit të Tales, për të ndjerë privatësi ndërsa shijon freskinë e detit.

12.Vizito punishtet e artizantit “Artistike Zadrima” që ndodhet pranë shkollës së Rogacionistëve në lagjen Besëlidhja, aty ku prodhohet me tezgjah.

13.Vizito fabrikën e prodhimit artizanal të sapunit në qendër të fshatit Blinisht.

14.Vizito poçerinë “Zadrim Art” në fshatin Krajën. Aty ku prodhohet ende me dorë dhe i jepet vlerë traditës së zonës.

15.Lundro mes për mes qytetit nëpërmjet lumit Drin. Ky lum përshkon Lezhën në një gjatësi 10 km është shumë i rëndësishëm pasi përdoret edhe për peshkim duke qenë pjesë e rëndësishme e ekonomive familjare të zonës nga ku kalon.

Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME JAHT NË MIKONOS/ Sara Hoxha mbledh mikeshat për festën e beqarisë (VIDEO+FOTO)
Previous article NDODH NË BURREL/ Po drejtonte makinën i DEHUR, 48 vjeçari SHERR me një femër në rrugë... (EMRI)

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT