Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një i mitur, banues në Tiranë, shtetas shqiptar ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gjyshin e tij, 71-vjeçarin me inicialet H.S.
Dyshohet se arsyeja është për motive të dobëta (probleme familjare).
NJOFTIMI I POLICSË
Më datë 26.07.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasi të mitur A.A., vjeç 15, pasi ka dhunuar fizikisht të afërmin e tij, shtetasin H. S., vjeç 71, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.


