Dhjetëra emigrantë afrikanë u xhiruan duke u dyndur në një plazh nudist të Spanjës, ditën e premte.
Fotot vijnë pasi kryebashkiaku i portit të afërt spanjoll të Algeciras paralajmëroi se qyteti i tij është në prag të një “krize të re migruese”, pasi 1000 të sapoardhura e “përmbytën” qytetin e tij vetëm në javën e fundit. José Ignacio Landaluce paralajmëroi se qyteti i tij rrezikohej të bëhej “Lampedusa e re”, një ishull italian i cili ishte mbytur me emigrantë.
Spanja e ka tejkaluar Italinë si destinacionin e preferuar për ardhjen e emigrantëve në Evropë këtë vit, pasi ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, paraqiti një ndalim të përgjithshëm të anijeve migrante që hyjnë në portet e vendit.









