Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tiranës, ku bashkëshorti ka goditur bashkëshorten e tij në ambjentet e shtëpisë.
Policia ka marrë të dhënat dhe po heton çështjen, ndërsa ka kaluar edhe urdhërin e mbrojtjes për të dhunuarën.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen B.L., vjeçe 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi A.L., vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


