• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pas tragjedisë me ZJARRET në Greqi, reagon Tsipras: Mbajmë përgjegjësi për çfarë ndodhi. Nuk i ikim dot…
Home
Rajon

Pas tragjedisë me ZJARRET në Greqi, reagon Tsipras: Mbajmë përgjegjësi për çfarë ndodhi. Nuk i ikim dot…

27 July, 2018 g.autor Rajon

Pas tragjedisë tre ditore në Greqi, ku u përfshinë nga flakët e zjarreve shumë prej banesave, bizneseve, por dhe jo vetëm: 87 të vdekur nga bilanci i ndryshuar vetëm pak para disa minutave, ka reaguar për së dyti herë kryeministri Aleksis Tsipras.

Në një komunikatë për mediet vendase Tsipras sqaron:

Do të marr përsipër të gjithë përgjegjësinë politike të tragjedisë. Do të kemi shumë shpejt një plan të plotë kombëtar për ndërtimet, si dhe gjatë vazhdimit të stinës së verës do të jemi akoma më tepër vigjilentë. Nuk mund të fshihemi pas teorive të konspiracionit për zjarret, kështuqë nuk kemi përse t’ju shmangemi përgjegjësive tona.

REAGIMET E OPOZITËS

Opozita e Greqisë akuzoi qeverinë të premten për arrogancë dhe dështim të plotë për të mbrojtur jetën e njerëzve nga zjarri shkatërrues. Ata thonë se pyetjet e tyre po mbesin pa përgjigje se si të paktën 86 vetë vdiqën në qytetin e Matit.

Të mbijetuarit e një prej katastrofave më të rënda greke në kujtesën e gjallë u takuan me një ministër të qeverisë, kur ai vizitoi vendin e tragjedisë më pak se 30 km në jug të Athinës të enjten dhe lëshuan akuza të rënda ndaj autoriteteve.

Partia kryesore e opozitës Demokracia e Re kritikoi qeverinë në një konferencë shtypi duke theksuar se asnjë kërkesë falje nuk u dëgjua gjatë këtyre ditëve. “Kjo qeveri sapo ka shtuar një faqe të zezë në dështimin e saj për mbrojtjen e jetës dhe pronës së njerëzve,” tha zëdhënësja e Demokracisë së Re Maria Spyraki. Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas, në konferencën për shtyp tha se qeveria dyshonte për zjarrvënie.

Ndërkohë ka reaguar për herë të parë që prej 3 ditësh, Kryeministri Tsipras. Ai tha se qeveria merrte përsipër përgjegjësi politike për këtë tragjedi.

“Të vdekurit nuk mund të flasin, por më së paku u detyrohemi atyre të paktën respektimin e të vërtetës. Dua të marr përgjegjësinë politike për tragjedinë, tha kryeministri

Më herët qeveria e majtë e mbrojti veten duke thënë se nuk kishte kohë për të evakuar njerëzit, sepse flaka u përhap shumë shpejt. Por presioni po rritet mbi qeverinë, pasi numri i të vdekurve pritet të rritet më tej dhe pyetjet mbi mënyrën se si njerëzit u bllokuan, po ashtu po shtohen.

Kritikat e politikanëve reflektojnë zemërimin midis të mbijetuarve. “Na lanë të digjemi si minj,” tha Chryssa, një nga të mbijetuarit në Mati, për televizionin Skai. “Askush nuk erdhi këtu për të kërkuar falje, për të dorëzuar dorëheqjen e tij, askush.”

Toskas tha se kishte ofruar dorëheqjen e tij, por Tsipras nuk e kishte pranuar. “Një ditë pas tragjedisë, kryesisht për të pasur ndërgjegjen time të pastër dhe jo për shkak të gabimeve, unë i ofrova dorëheqjen time kryeministrit, i cili më tha se është koha për të luftuar,” tha Toskas gazetarëve të enjten.
Fofi Gennimata, i cili kryeson partinë socialiste PASOK, tha se qeveria kishte një përgjegjësi të madhe politike.

“Pse nuk mbronin njerëzit duke zbatuar me kohë planin në dispozicion për një evakuim të organizuar dhe të koordinuar në zonat që u kërcënuan?” Tha ajo. “Ata kanë rrëfyer se i lanë njerëzit të braktisur duke u djegur”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPITENI LEGJENDAR/ LORIK CANA, njeriu simbol dhe frymëzimi i çdo shqiptari
Previous article S’kanë fund telashet për Trump, i dalin “në shesh” tre femra të tjera pas skandalit me pornostaren

g.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT