Nuk kanë fund detaje për tragjedinë që goditi banorët e periferisë së Athinës ku një zjarr i fuqishme, i cili me një shpejtësi të madhe mori jetën e dhjetëra njerëzve dhe plagos qindra të tjerë.
Një video shokuese është publikuar në rrjetet sociale dhe tregon sesa shpejt përhapeshin flakët në zonën e Matit në Athinë më 23 korrik.
Ndërkohë kryeministri grek Aleksis Tsipras ka caktuar mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë që do të mbahet sot pasdite.
Takimi do të përqendrohet në tragjedinë që ndodhi në lindje të Atikës ku deri tani numërohen 84 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Takimi vjen një ditë pasi në një konferencë për shtyp zyrtarët qeveritarë nuk morën asnjë përgjegjësi për tragjedinë.


