• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU PRISHTINË-BEOGRAD/ Ambasada e SHBA në Kosovë pa qëndrim të “prerë” për ndarjen e territoreve
Home
Rajon

DIALOGU PRISHTINË-BEOGRAD/ Ambasada e SHBA në Kosovë pa qëndrim të “prerë” për ndarjen e territoreve

27 July, 2018 g.autor Rajon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po flasin më në mënyrë decizive kundër ndarjes së Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë pas një takimi me këshilltarin e Trumpit, John Bolton, duke ia futur në gojë deklaratat bashkëbiseduesit të tij, tha se Amerika po konsideron më shumë opsione rreth marrëveshjes ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Gazeta Express ka pyetur Ambasadën amerikane, por ata tani nuk jep një përgjigje të prerë rreth kësaj çështjeje.

Nëse vetëm para disa muajve, nga kjo ambasadë dilnin deklarata të decidive kundër ndarjes, sot nuk janë të tilla.
Gazeta Express ka pyetur Ambasadën amerikane për një qëndrim zyrtar rreth çështjes së ndarjes, ndërsa përgjigjja, të cilën e kanë quajtur të qartë, nuk duket e tillë.

“Javën e kaluar, edhe në intervistën e tij televizive edhe në Tëitter ambasadori Delaëie tha qartë se Kosova duhet të gjejë se cilat janë qëllimet e saj; duhet të përpiqet që të arrijë një lloj konsensusi rreth atyre qëllimeve, dhe këto janë gjërat në të cilat jam i përqendruar tash për tash”, thuhet në përgjigjën e ambasadës amerikane.

E, dje në Uashington, kryediplomati serb, Ivica Daçiq, është takuar me këshilltarin e Trumpit për Sigurinë Kombëtare, John Bolton. Daciq ka gjetur një terren të përshtatshëm në SHBA, për t’i propozuar idetë e lëvizjes së kufijve kur dihet se Bolton kishte folur publikisht në të kaluarën kundër pavarësisë së Kosovës.

Daçiq thotë se këshilltari i Donald Trumpit i ka thënë atij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të dëgjojnë “argumentet e Serbisë” për Kosovën, përcjell Express.

Daçiq beson se ndryshimi i madh që erdhi në administratën amerikane, vjen deri te kjo deklaratë e këshilltarit të Trumpit.

“Deri dy vjet më parë, kur flisja me dikë, thoshin se kjo është çështje e zgjidhur, por tani ata thonë se duhet të ketë një kompromis”, tha Daçiq në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Siç tha Bolton, ai vetë e përdori këtë term, se politika e jashtme amerikane në periudhën e mëparshme, domethënë para Trumpit, ishte drejtuar nga një autopilot”, u shpreh Daçiqi t’i ketë thënë Bolton.

Javë më parë, në një intervistë televizive të cilën e përmend ambasada, Delaëie ka refuzuar të flasë për ndarjen, duke nxitur reagime të shumta.

Në shkurt të këtij viti në një përgjigje për Express, Ambasada amerikane në mënyrë decidive kishte thënë se është kundër vendosjes së precedentëve që shkaktojnë probleme.

“Ne nuk përkrahim shkëmbimin e tokave apo vendosjen e precedentëve që do të shkaktonin më shumë probleme sesa që do të zgjidhnin, por të gjitha palët duhet të jenë kreative për të gjetur një zgjidhje”, thuhej në ambasadën amerikane.

Ambasadori amerikan në një emision televiziv nuk preferoi të fliste nëse ndarja do të jetë një nga temat që do të diskutohen në Bruksel dhe kjo heshtje nxiti reagime.

Tutje, Delawie sqaroi veten, duke thënë se deklarata e tij u keqinterpretua.

“Po them: nuk do të flas për atë se çka një element i ujdisë përfundimtare mund të jetë. Nuk do të flas se kush mendoj se do të duhej t’i prijë këtij diskutimi në Bruksel. Nuk do të flas për gjërat apo hollësitë se në ç’sallë duhet të ndodhë kjo apo për trajtën e tryezës. E veçanërisht, nëse i paraprijmë diskutimit që duhet vërtetë të ndodhë këtu dhe që duhet të ketë pjesëmarrje më të madhe nga partitë politike kosovare. Të gjithë duhet të hyjnë në lojë dhe të flasin për këto gjëra”, u tha në sqarimin e Delawies.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË DURRËS/ 47-vjeçarja RREH vjehrrën në shtëpi. I gjuajti edhe me...
Previous article Një portugez e nis një tjetër e përfundon, Reali i Madridit pas 18 vitesh pa “Top të Artë”

g.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT