Mes shumë të zhdukurve nga zjarri apokaliptik, që deri tani ka shkaktuar 84 të vdekur, janë edhe dy vajzat binjake greke. Mediat greke kanë shkruar sërish për historinë e tyre, për zhdukjen e të cilave janë hedhur edhe hipoteza se janë rrëmbyer.
Vogëlushet humbën në datë 23 korrik. Zougla.gr shkruan se me kërkesë të familjes Filipopoulos, hetuesi privat, Yorgos Tsoukalis po vijon kërkimet për gjetjen e motrave binjake. Ndërkohë që prindërit e tyre kanë ende një fije shprese se ato mund të jenë gjallë.


