Një shtetas shqiptar, banues në Tiranë në ditët e tij të pushimit tek zona e “Shkëmbit të Kavajës” ka deklaruar se mesnatën e djeshme nuk ka gjetur makinën e tij të parkuar.
Mësohet se blutë e qytetit të Durrësit kanë nxjerrë në kërkim hajdutin/hajdutët e automjetit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.07.2018, gjatë natës, tek “Shkëmbi i Kavajës”, në parkingun e pallatit, shtetasit S.E., vjeç 46, banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz Mercedez”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


