• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROJEKTLIGJI PËR MAGJISTRATURËN/ Pa gjyqtarë e prokurorë. Debati i mazhorancës dhe refuzimi i opozitës për…
Home
Aktualitet
Drejtësi

PROJEKTLIGJI PËR MAGJISTRATURËN/ Pa gjyqtarë e prokurorë. Debati i mazhorancës dhe refuzimi i opozitës për…

26 July, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Debati më i fortë për Shkollën e Magjistraturës pa studentë të rinj dhe me magjistratët e sapodiplomuar që nuk nisin dot punë, po bëhet pas mbylljes së sesionit parlamentar sesa gjatë tij.

Të zhgënjyerat më të mëdha u deklaruan ambasadat në Tiranë. Ajo amerikane e quajti turp dhe frikë të partive politike nga reforma në drejtësi mosvotimin e ndryshimeve ligjore për t’i dhënë fund ngërçit në Shkollën e Magjistraturës.

Ambasada e BE-së bëri thirrje për një seancë të jashtëzakonshme për miratimin e këtyre amendamenteve me të cilat synohet të zgjidhin situatën e krijuar nga mosngritja ende e dy institucioneve të reja të drejtësisë, që do të jenë edhe qeveria e Gjyqësorit.

Në kuadër të reformës në ligj është përcaktuar që pikërisht Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhej të caktonin në sistem prokurorët dhe gjyqtarët e rinj që kanë përfunduar Magjistraturën.

Mungesa e tyre për shkak se Vetting-u i kandidatëve ende vazhdon, ka detyruar shkollën të kërkojë zgjidhje dhe socialistët në Kuvend hartuan ndryshimet ligjore. Ato do të mundësonin që shkolla për vitin e ri akademik të kishte 25 studentë dhe për tjetrin 50. Por ajo çfarë u refuzua në mënyrë kategorike nga opozita nuk ishte kjo, por mundësia që po i jepej KLD-së së vjetër dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku të caktojnë prokurorët dhe gjyqtarët e rinj në sistem.

Sipas opozitës, kjo do të ishte një tjetër kapje e sistemit nga qeveria me kryeprokuren e përkohshme që u zgjodh me votat e socialistëve pa Vetting dhe jo sipas dispozitës kushtetuese. Lulzim Basha e ritheksoi këtë në deklaratën pas thirrjes së ambasadës së BE-së për seancë të jashtëzakonshme. Ai tha se ndryshimet janë shkelje kushtetutese dhe kthim tek institucionet e vjetra para reformës në drejtësi. “Partnerët ndërkombëtarë duhet të shqetësohen për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimin e Gjykatës së Lartë nga Edi Rama”, tha Basha, situatë që sipas tij “ka hequr çdo lloj kontrolli dhe kufizimi të pushtetit të shumicës dhe ka vënë në rrezik të drejtat e njeriut në Shqipëri”.

Dy orë para këtij reagimi, kryeministri Edi Rama kishte theksuar se, “kundërshtarët e reformës njësoj si para dy viteve, i bien njëri gozhdës e tjetri patkoit dhe po njësoj SHBA-BE u kërkojnë t’i thërrasin mendjes. Sa gjynah për këdo i beson e dëgjon ende”, tha kryeministri.

Por, ndërsa debati mund të ngjajë i vjetër, drejtësia e re me një numër të madh institucionesh në letër pret gjak të ri. Nuk dihet se sa ky, që mund të jetë debati politik i verës, do të mund të pasohet me bisedime për zgjidhje. E sigurt është që ndërsa Vetting-u po skualifikon çdo ditë gjyqtarë dhe prokurorë, në sistem nuk po nis përfshirja e të rinjve dhe po u mohohet studentëve mundësia për t’u bërë gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm të pushtetit të tretë në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jeni në lidhje me një njeri më të madh se vetja? Mësoni pse jeni të ndryshëm në tru
Previous article I VJEDHIN MOTORIN NË OBORRIN I SHTËPISË/ 40-vjeçari rrëfen TMERRIN: Ishim në gjumë kur...

g.autor

Postime të ngjashme

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

TJETËR AKSIDENT NË POGRADEC/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe del nga rruga, dërgohet në spital Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË POGRADEC/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe del nga rruga, dërgohet në spital

PROTESTA/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës Aktualitet

PROTESTA/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT