Ku të drekojmë? Ku janë baret më të mira? Ku të shkojmë për fundjavë në Tiranë? Këto janë disa nga pyetjet që vizitorët dhe turistët kërkojnë të kenë informacion.
Pothuajse shumica e përdoruesve të Instagram-it e testuan opsionin e ri në story “Ask me a question”, ku ndjekësit mund të bënin pyetje nga më të ndryshme dhe ti i përgjgigjesh po në story.
PYETJET MË TË SHPESHTA
Vendet më ‘cool’ në Tiranë?
Për familje: Pazari i Ri, Parku i Madh i Liqenit Artificial, Parku Rinia, Mali i Dajtit për fundjavat.
Cili është peisazhi më i bukur i Tiranës?
Pamja më e bukur e Tiranës nga vendi i njohur në kodër si Lapidari.
Sugjerim për të shkuar në ndonjë vend me biçkiletë në Tiranë
Në fakt ka shumë vende ku mund të shkosh me biçikletë, duke filluar nga më i lehti: Tiranë-Farkë: Tiranë-Liqeni i Kasharit, Tiranë-Liqeni i Fortuzajit etj.
Çfarë ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen nga Tirana?
Na pëlqen: ritmi metropolitan i jetës, kemi rini të bukur, restorantet dhe baret, natyra përreth. Qëndra e Tiranës përshkruhet lehtësisht në këmbë. Kemi nga 30 minuta larg me makinë detin dhe malin. Çfarë nuk na pëlqen është se nuk kemi shumë vende të vjetra karakteristike të Tiranës që mund të vizitohen.
Çfarë ndryshimesh janë bërë aty?
Se di sa kohë këni pa vizituar Tiranën, por janë bërë goxha ndryshime si: Sheshi Skëndërbej, Pazari i Ri, Bulevardi që është ende në punime, Amfiteatri (Teatri Veror). Këto na erdhën në mendje të parat.
Nga 1-10 ca note jepni për Tiranën?
Notën 9.
Sa Italianë dhe njerëz që flasin anglisht jetojnë në Tiranë?
Ka shumë Italianë si dhe anglisht-folës.


