• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SARAJET MË TË FAMSHME NË TIRANË/ Një GUIDË nëpër monumentin e “Toptanasve”. Turistët të fiksuar pas…
Home
Media të Huaja

SARAJET MË TË FAMSHME NË TIRANË/ Një GUIDË nëpër monumentin e “Toptanasve”. Turistët të fiksuar pas…

26 July, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Interesi i vizitorëve të huaj për monumentet në Tiranën vazhdon të dominojë për monumentet e periudhës së Mbretit Zog dhe monumentet e komunizmit.

Një nga monumentet e kulturës në Tiranë janë dhe Sarajet e Toptanasve. Vizitorët shqiptarë dhe të huaj janë gjithmonë kurioz për t’i parë nga brenda dhe për të mësuar më shumë. Sarajet ndodhen në rrugën Abdi Toptani, në një kontrast me pallatet shumëkatëshe aty pranë.

Para disa vitesh ky vend ka funksionuar si bar-restorant por tashmë është i mbyllur dhe nuk lejohen vizitorë.

Sarajet e Toptanëve- një vlerë arkitekturore e Tiranës

Sarajet janë ndërtuar rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë.

Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme. Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse.

Sarajet e Toptanëve- një vlerë arkitekturore e Tiranës

Rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës.

Sarajet e Toptanëve- një vlerë arkitekturore e Tiranës

Banesa dy katëshe, e ndërtuar nga mjeshtrat dibranë, është vendosur mbi një parcelë të rrafshët me orientim nga jug-lindja, duke i drejtuar diellit pamjen kryesore. Ajo paraqet interes nga ana ndërtimore, si për kompozimin funksional, trajtimin arkitektonik-dekorativ, ashtu dhe të lidhjes së saj në një ansambël të vetëm me ndërtimet përreth. Sarajet e Selim Pashë Toptanit njihen me emrin e dhëndrit të tij Servet Bej Libohovës dhe janë Monument Kulture nën mbrojtjen e shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ylli" i Arsenalit gol të jashtëzakonshëm, "zhduket" topi nga shpejtësia (VIDEO)
Previous article E TRISHTË/ Tronditet futbollisti i njohur anglez, tragjedi në familjen e tij (FOTO)

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT