• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E MASAKROI SHOKU ME ÇEKIÇ/ Çfarë pretendojnë familjarët e Kreshnik Beqirajt dhe çfarë thotë Prokuroria
Home
Breaking News

E MASAKROI SHOKU ME ÇEKIÇ/ Çfarë pretendojnë familjarët e Kreshnik Beqirajt dhe çfarë thotë Prokuroria

26 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Donjet Beqiraj, vëllai i Kreshnik Beqirajt, 36-vjeçarit që u masakrua qershorin e kaluar nga shoku i tij Albert Zekaj i bën apel strukturave të drejtësisë që të hetojnë lidhur me ngjarjen. Ai pohoi para mediave se ndonëse kanë kaluar disa muaj nga koha kur Albert Zekaj pranoi autorësinë dhe tregoi vendin ku ndodhej trupi i pajetë i Kreshnikut, vëllai i tij zyrtarisht rezulton i zhdukur dhe jo i vrarë.

“Deri tani prokuroria e Fierit për të dhënat që janë deklaruar, nuk kemi marrë përgjigje zyrtare që vëllai im ka vdekur. Unë kërkoj që të zbardhet ngjarja, të jepet drejtësi. Duhet të na japë përgjigje shteti. Si dhe fakte konkrete që vëllai im Kreshnik Beqiraj ka vdekur. Nëse është ai, duhet të na thuhet zyrtarisht, që ta përcjellim për në banesën e fundit. Ne si familje kemi shpresa”, tha vëllai i Kreshnik Beqirajt.

Ndërkohë, nga burime pranë organit të akuzës bënë me dije se është kryer ekspertiza mjeko ligjore prej nga është konkluduar se trupi i gjetur është i seksit mashkull dhe i moshës së Kreshnikut, ndërkohë që koka e tij nuk u gjet në vendin e ngjarjes. Por pritet ende përgjigje nga autoritetet gjermane për kryerjen e krahasimit të ADN. Ne përderisa nuk kemi fakte zyrtare që ai ka vdekur, mendojmë se është gjallë”, tha ai.

Në mars të këtij viti, policia dhe prokuroria arritën te zbardhnin vrasjen e 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj nga Fieri si edhe të zbulojnë autorin e kësaj ngjarjeje makabre, Albert Zekajn nga Kopliku i Shkodrës. Pas disa muaj hetimesh, Zekaj pranoi krimin dhe rrëfeu para hetuesve se mbrëmjen e 22 qershorit të vitit të kaluar, kur ishte kthyer në shtëpi kishte qëlluar me çekiç në kokë Kreshnikun. Ndërsa dy ditë më pas e ka copëtuar dhe e ka hedhur në një kanal në fshatin Daullas të Bashkisë Fier.

Por, pavarësisht se ka pranuar autorësinë dhe ka treguar vendin ku kishte hedhur trupin e te ndjerit, Albert Zekaj nuk ka treguar ende motivin perse e vrau shokun e tij qe e kishte strehuar për dy vite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPEKTAKËL dhe EMOCIONE/ Atletico-Arsenal, vjen goli i parë befasues...(VIDEO)
Previous article KJO NUK PRITEJ/ Linda Rei lajmëron fansat për emisionin që do prenzatoj (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT