Dytrupa të tjera u gjetën në një fushë në Mati, duke e çuar numrin e viktimave në total në 85.
Numri zyrtar i viktimave nga zjarret vdekjeprurëse që goditën rajonin e Atikës është rritur në 85, sipas njoftimit të fundit nga zëdhënësi i operacioneve kundë zjarrit. Një burrë 73-vjeçar, i cili ishte nën kujdesin intensiv, vdiq nga plagët e shumta.
Përfaqësuesja i Operacionit kundër Zjarrit, Stavroula Malliri tha se numri i të vdekurve kishte arritur në 85, duke shtuar se operacionet e kërkimit për të zbuluar personat e humbur dhe viktimat e tjera po vazhdojnë.
Procedurat e identifikimit po ecin me ritëm shumë të ngadaltë, pasi është e vështirë për të afërmit të njohin trupat e djegur tërësisht.


