• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Tentoi të abuzonte me 3 vajzat”, gruaja: Isha martuar me djallin. Ish-burri ia kthen live: Je fundërrinë
Home
Breaking News

“Tentoi të abuzonte me 3 vajzat”, gruaja: Isha martuar me djallin. Ish-burri ia kthen live: Je fundërrinë

26 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Historia e sotme është një ngjarje sa e dhimbshme dhe e pabesueshme, ku një baba ka tentuar të abuzojë seksualisht me tre vajzat. Natasha me origjinë nga Elbasani është bërë sot protagoniste në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. Nga studio e emisionit, nëna e 6 fëmijëve rrëfeu jetën e saj të vështirë, kur mori vesh të vërtetën e hidhur, ku burri i saj kishte tentuar të abuzonte seksualisht me vajzat e tij.

“Të gjithë ngjarjen e rëndë e zbuluam në vitin 2013. Kur më treguan vajzat, e takova diku jashtë. Ai ma mohoi ngjarjen. Por kërkoi që të bashkoheshim. Dhe unë i thash që nëse të pranoj, i bie që jam si ty. Edhe në video që janë të regjistruara, ai duket që prek fëmijët në vende intime. Më pas e mbajtën dy ditë në polici. Fëmijët prej 5 vitesh nuk duan t’ja dinë për babain. Ato duan që të ndërrojnë mbiemrin pasi nuk duan që të kenë lidhje me të. Edhe kur filmonte fëmijët, ai kishte filmuar pjesë nga gjoksi i vajzave. Këtë gjë e tregoi edhe vajza në polici. Isha dashuruar me djallin. Goditi diku një lugë çorbë të prishur dhe vjell gjithë jetën. Jeta atë ditë për mua ka mbaruar. Kur u përballëm në supermarket, më tha; po bëj plan që të vrasë. Eja i thash. Ne kemi urdhër mbrojtje dhe ai nuk mund të jetojë në një qytet me ne.”, tha Natasha, shkruan ‘BalkanWeb’.

Ndërkohë, në një lidhje telefonike ish-bashkëshorti i saj ka mohuar kategorikisht akuzat, ndërsa nuk kurseu akuzat për Natashën.

“Ajo le të flasë për veten e vet se cila është. Të tregoj se si dështoi ajo me ato akuza. Të gjitha akuzat kanë rënë në shtetin belg. Janë pa prova dhe fakte të gjitha ato që thotë ajo. Ndaj ajo gënjen. Nëse analizoni personin e saj, ajo është një fundërrinë. Ajo për mua nuk ekziston”, pohoi ai.

Sakaq, Natasha shprehet se është e trembur nga fakti se ish-burri e ka kërcënuar me jetë, atë dhe fëmijët.

NGA DIVORCI I PARE, TEK MARTESA E DYTË
Mes tronditjes së thellë, Natasha tregon se në vitin 1994 divorcohet nga bashkëshorti i saj, pasi dashuria mes tyre kishte mbaruar, dhe nëna e tre fëmijëve të asaj kohe, dy vajzave dhe një djalë dashurohet në vitin 1994 me Nevruz Herrin- inspektor krimesh në atë kohë në qytetin e Elbasanit. Nuk ishte e lehte për të dyja familjet, pasi dhe Nevruzi divorcohet nga nusja e tij, pasi dashuronte Natashën. Ata martohen bashkë dhe sjellin në jetë vajzën e parë në vitin 1995, pas tre vitesh vijnë në jetë dhe vajza e dytë e tyre. Edhe pse kishin sjelle dy fëmijë, familjet e tyre këmbëngulnin që ata të ndaheshin. Për shume vite Natasha nuk fliste me familjaret e saj, madje as në varrimin e nënës së saj nuk ka qenë, pasi familja nuk ia falte divorcin dhe martesën që bëri me Nevruzin. Në rrethana të tilla, çifti u detyrua në vitin 1998 të emigronte drejtë Belgjikës, ku në atë kohë Natasha ishte shtatzënë me djalin (në muajin e 5-të). Ajo ka udhëtuar në mënyrë ilegale me gomone.

Ata vendosen në Hasellt të Belgjikës dhe kërkojnë azil ku e fitojnë. Pas disa kohesh, Natasha përpos tre fëmijëve që kishte me Nevruzin merre në Belgjike dhe tre fëmijët e saj nga martesa e pare, dhe si një nënë e realizuar kur bashkojë familjen mendoje se kishte prekur lumturinë dhe po e jetonte atë. Ajo punonte me ore të zgjatura, ku të ardhurat që fituan i shpenzuan për blerjen e një shtëpie. Gjithçka u përmbys me 1 maj të vitit 2013 kur një nga vajzat që kishte sjellë në jetë me Nevruzin i tregon se babai kishte tentuar të abuzonte shumë herë me atë. Por situata rëndohet akoma më shumë, ku dhe dy vajzat nga martesa e parë i rrëfejnë nenës së tyre se Nevruzi kishte tentuar të abuzonte edhe me ato kur jetonin në Shqipëri. E tronditur, e shokuar, Natasha e merr bashkëshortin e saj në një ambient jashtë shtëpisë për t’i kërkuar atij të vërtetën. Por ai e mohon dhe largohet nga shtëpia përgjithmonë. Nëna e 6 fëmijëve nga dy martesa ka bërë denoncimin në polici dhe çështja është në hetim në shteti belg. Pavarësisht se ngjarja vijojnë të jetë në hetim që prej 2013-ës, nëna e 6 fëmijëve pohon se nuk do të ndalet me kaq, ndërsa jep mesazhin e fortë; denonconi rastet e abuzimeve seksuale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË VIT MË PARË VIZITOI SHQIPËRINË/ Vdes biznesmeni që "mundi" Mbretëreshën
Previous article Vittorio Sgarbi shfryn ndaj George Clooney: "MA KE LËNË PIS QYTETIN TIM"

Ina.Autor

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT