• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AFTESITE PROFESIONALE/ Testimi i 905 inspektorëve, vetëm 2 për qind u vlerësuan shumë mirë
Home
Sociale

AFTESITE PROFESIONALE/ Testimi i 905 inspektorëve, vetëm 2 për qind u vlerësuan shumë mirë

26 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Të paktën 905 inspektorë që ushtrojnë detyrën e tyre pranë drejtorive, agjencive apo inspektorateve në vend që janë nën “ombrellën” e Inspektoratit Qëndror i janë nënshtruar një testi për vlerësimin e aftësive të tyre profesionale.

Nga ky test ka rezultuar se vetëm 2 për qind e tyre zotërojnë plotësisht aftësitë profesionale në nivel shumë të mirë duke marrë vlerësimin maksimal. Pjesa tjetër dominuese është vlerësuar “mirë” një grup që përbën 43.4 për qind të totalit. Ndërsa pjesa më e madhe e inspektorëve në detyrë kanë shfaqur nevojë për trajnime shtesë gjatë këtij viti në mënyrë që të plotësojnë njohuritë e tyre.

Inspektorati Qendror i jep këto shifra në raportin vjetor të institucionit për vitin e kaluar ku mes të tjerave nënvizon se testimi është kryer në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike.

Sipas shifrave zyrtare 106 – nëpunës u vlerësuan “Jo kënaqshëm”. Këta nëpunës janë të detyruar t’i nënshtrohen një procedure trajnimi pranë ASPA-s dhe një testimi në përfundim të trajnimit, si dhe një periudhë vlerësimi performance 3-mujore.

“Po kështu 387 – nëpunës u vlerësuan “Kënaqshëm”. Këta nëpunës janë të detyruar t’i nënshtrohen një trajnimi brenda një viti pranë ASPA-s, për plotësimin e njohurive ku ata kanë paraqitur dobësi gjatë procedurës së vlerësimit. Të paktën 393 nëpunës u vlerësuan ‘Mirë’ dhe vetëm 19 – nëpunës u vlerësuan ‘Shumë mirë’”, vlerëson raporti.

Inspektorati Qendror ka bërë një vlerësim të përgjithshëm të situatës nëpër inspektoratet që ai ka nën varësi duke theksuar se ka pasur hapa pozitivë sa i përket inspektimeve online por ende në shumë prej tyre ka mungese të vullnetit.

“IQ, thekson se hasja e rezistencës së herë pas hershme për mos vënien në funksion të përdorimit të sistemit “e-Inspektimi”, vjen edhe si mungesë e vullnetit të mirë të disa prej kryeinspektorëve shtetërore. Referuar të dhënave në sistemin “e-Inspektimi”, për vitin 2017, janë kryer inspektime online gjithsej 13.444, krahasuar me 5.060 inspektime online për vitin 2016, pra vihet re një rritje prej 2.6 here më shumë, por përsëri kjo rritje nuk është në pritshëmëritë e IQ” thuhet në raport./monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAÇI gati për “luftën” e dytë të Europës, trajneri Prenga “projekton” titullarët
Previous article PRITJA MORI FUND/ Beyonce suprizon fansat duke publikuar foton e binjakëve (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër Aktualitet

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT