• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MAQEDONI/ Miratohet Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve
Home
Rajon

MAQEDONI/ Miratohet Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve

26 July, 2018 Sadik.Autor Rajon

Parlamenti i Maqedonisë me dy të tretat e votave zgjodhi të mërkurën anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, duke zhbllokuar procesin e pritshëm të shpalljes dhe organizimit të referendumit në vjeshtë.

Komisioni ka një përbërje politike; atë do ta drejtojë Oliver Derkovski, i VMRO-DPMNE-së konservatore të opozitës. Kjo parti do të ketë edhe një anëtar tjetër në KSHZ, Elizabeta Apostolovska. Ndërkohë, nënkryetari i këtij organi do të jetë Ditmire Shehu e Bashkimit Demokratik për Integrim. Lidhja Social Demokrate do të ketë tre anëtarë: Boris Kondarko, Janakie Vitanovski dhe Radica Ristevski, ndërsa “Besa” e Bilall Kasamit përfaqësohet me Enver Salihin.

Ligjvënësit miratuan Kodin zgjedhor, që lë anash ekspertët në drejtim të KSHZ-së siç ishte në mandatin e kaluar. Anëtarët e tij janë eksponentë të partive kryesore politike të pushtetit dhe opozitës.

Këto vendime pasojnë marrëveshjen e pjesshme të drejtuesve të katër partive kryesore. Parlamenti miratoi edhe ndryshimet në ligjin mbi Qeverinë dhe ligjin mbi financimin e partive politike.

Kështu, para çdo cikli zgjedhor do të formohet Qeveri teknike ku kryeministri do të largohet dhe në vend të tij do të vijë një tjetër kryeministër nga po e njëjta parti politike, ndërsa opozita do të ketë ministra dhe zëvendësministra me të drejtë vetoje. Qeveria teknike do të funksionojë mbi parimin e marrëveshjes së Përzhinës të para tre vjetëve, të arritur me ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Megjithatë, pushteti dhe opozita ende janë larg një marrëveshjeje për referendumin mbi ndryshimin e emrit të Maqedonisë, që duhet të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. Opozita maqedonase duket se e kushtëzon pëlqimin për të thërritur përkrahësit që të dalin në referendum me një amnisti të ish-kuadrove të saj udhëheqëse të dënuar ose akuzuar për veprimtari të paligjshme, skandale korruptive dhe dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar në parlament.

Rezultati pozitiv në referendum është kusht për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në në qershor të vitit të ardhëm dhe për integrimin e këtij vendi në NATO.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqiptaro-amerikanët, letër presidentit Trump për marrëdhëniet me aleatët
Previous article Siguria e HEC-ve, katër skenare si veprohet në rastet e emergjencave

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT